Futboll Sport

KONFLIKTI RUSI-UKRAINË/ Reagon lojtari i Manchester City-t: Nuk mund të qëndroj larg, vendi im i përket… (FOTO)

Mbrojtësi i Mançester Sitit, ukrainasi Oleksandër Zinçenko ka postuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” të vendlindjes së tij ku shpreh i shqetësuar për gjendjen aktuale të luftës Ukrainë-Rusi. 25-vjeçari ka shkruar se e gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin të tij dhe se ai shtet i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta përvetësojë atë:

POSTIMI I ZINÇENKOS –

“E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj larg dhe të përpiqem të përcjell mendimin tim. Në foto – vendi im. Vendi ku linda dhe u rrita. Një vend ngjyrat e të cilit i mbroj në arenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne përpiqemi ta lavdërojmë dhe ta zhvillojmë. Një vend ku kufijtë e të cilit duhet të mbeten të pacenueshëm. Vendi im i përket ukrainasve dhe askush nuk do të jetë në gjendje “.

Related posts

Zyrtare: Carrasco e Gaitan transferohen në Kinë (FOTO)

Q.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Reali fiton derbin dhe tregon kush është kampioni, Atletico mbetet në krye

Delo.autor

NUK BINDI ME DORTMUNDIN/ Andre Schurrle pranë rikthimit në Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment