Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Partizani me “artileri” të plotë për Derbin e Kryeqytetit

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore ndaj Dinamos të premten në “Elbasan Arena”.

Lajmi i mirë për trajnerin Dritan Mehmeti është se ditët e fundit janë stërvitur të gjithë lojtarët, çka do të thotë se ndaj Dinamos, Partizani është gati të luajë me gjithë artilerinë e mundshme.

Skuka dhe Hadroj, të cilët kanë pasur probleme ditët e fundit, tashmë janë shëruar plotësisht.

Ditën e djeshme trajneri Mehmeti është marrë kryesisht me aspektin fizik, pasi në javët e fundit ndeshjet kanë qenë të ngjeshura në kohë dhe shkaktojnë lodhje te lojtarët.

Related posts

Shënohen dy gola të shpejt në ndeshjen City – Brighton (VIDEO)

Sadik.Autor

Betis-Real Madrid, vendasit duan të përsërisin mrekullinë e fazës së parë

Q.Autor

“EL CLASICO”/ Pas një pasimi nga Benzema, Vinicius mposht Barcelona-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment