Futboll Ligue 1 Sport

KRITIKA TË ASHPRA PAS FITORES NDAJ REALIT/ Messi një shqetësim për PSG-në, ka kundër edhe… shokët

Lionel Mesi vijon të mbetet në qendër të vëmendjes në Francë. Kritikave të ashpra të marra në mesjavë pas fitores kundër Realit të Madridit 1-0 i janë shtuar edhe ato të fundjavës.

Paris SG-ja u mund nga Nanta (1-3) dhe argjentinasi ka qenë sërish në syrin e ciklonit. Një tjetër paraqitje pa bojë e “Pleshtit” që nuk ka kaluar pa u vënë re. Si gjithnjë, edhe këtë herë ka qenë Zheron Roten, i cili ka sulmuar ashpër argjentinasin, duke theksuar se ai është kthyer në një pengesë për klubin.

Duke folur për “Sport”, Roten ka thënë: “Ai (Mesi) nuk është gjë tjetër veçse një shqetësim për klubin. Muajt e tij të parë në Paris nuk kanë qenë aspak bindës dhe marrëdhëniet mes tij dhe klubit nuk janë dhe aq të mira. Pritshmëritë kanë qenë të mëdha, por deri më tani asgjë e mirë nuk ka ardhur prej tij. Ky transferim nuk ka qenë i mirëmenduar”.

SHOKËT E EKIPIT – Akuzave të Zheron Rotenit u janë shtuar të tjera informacione, që tregojnë se situata e tij në klubin e kryeqytetit francez nuk janë fort të mira. Sipas mediave britanike, Lionel Mesi është kritikuar edhe nga shokët e ekipit për mosangazhim në ndeshjen kundër Realit të Madridit javën e kaluar në Ligën e Kampioneve.

Mesi humbi një 11- metërsh, por në skuadër kritikat ndaj tij kanë qenë të një tjetër natyre.

Sipas mediave në ishull, shokëve të ekipit nuk u ka pëlqyer aspak fakti që Mesi nuk i ka dhënë një dorë skuadrës, kur PSG-ja humbiste topin. Ata e akuzojnë Mesin për pasivitet në fushë.

Ndërkaq, mediat spanjolle kanë shtuar nga ana tjetër se dhe vetë Mesi është shumë larg të qenit i kënaqur me transferimin e tij në “Parc des Princes”.

Related posts

Dries Mertens ka një paralajmërim për rivalët e Juventusit

Sadik.Autor

RRËFEHET SUSO/ GATTUSO na ka MASAKRUAR në stërvitje, dua të realizoj… gola

Isa.Autor

SHERRI ME CONTEN VAZHDON EDHE JASHTË FUSHE/ “Demi” Lautaro sfidon teknikun “Zikaltër” në një ndeshje… boksi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment