Futboll Seria A Sport

KUJTON KOHËN TEK PALERMO/ Pastore: Zamparini, si baba. Ja këshilla që i dhashë Dybala

Javier Pastore u mor në Itali nga Palermo. El Flaco ka dhënë një intervistë për TeleOne, në të cilën ka folur për marrëdhënien e tij me ish-presidentin Zamparini, i ndarë nga jeta kohët e fundit.

ZAMPARINI – “Zamparini-n do ta mbaj mend gjithmonë për  mënyrën si është sjellë me mua nga momenti që kam shkuar në qytet, më ka trajtuar gjithmonë si djalë”, ka thënë Pastore.

“Më ka bërë të ndihem në shtëpi, veçanërisht në muajt e parë që nuk kanë qenë aspak të lehtë për mua. Ai dhe Sabatini më kanë qëndruar gjithmonë afër mua dhe familjes sime”.

DYBALA – “Mbaj mend se në Argjentinë kam luajtur një ndeshje bamirësie dhe kam takuar Paulo Dybala, i cili ishte 16 ose 17 vjeç në atë kohë. Ai më ka pyetur ‘Flaco, Palermo po më kërkon, çfarë mendon ti?’. Unë kisha kaluar te PSG dhe i kam thënë se duhej të pranonte menjëherë, sepse Palermo është një qytet që të bën të ndihesh mirë dhe një klub që i përmirëson shumë të rinjtë që kanë ambicie dhe dëshirë.

“Paulo më ka falënderuar dhe më ka thënë se do të mendohej sepse kishte edhe skuadra të tjerë që e kërkonin. Unë i thashë: ‘Shko në Palermo!’. E vërteta është para syve të të gjithëve, sepse ka bërë zgjedhjen e duhur. Dhe nëse Dybala është ai që shohim sot, kjo është sepse është rritur si futbollist te Palermo”.

Related posts

Rossi: Nuk merrem më me Marquez, mendoj për garën e Amerikës

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atmosferë e mrekullueshme, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Liverpool në prag të ndeshjes (Video)

Sadik.Autor

Zanetti: Icardi e meritonte Kupën e Botës, por zgjedhja e Sampaolit është teknike

Sadik.Autor

Leave a Comment