Futboll Kategoria Superiore Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Mjafton “magjia” e Skukës në derbi, Partizani kualifikohet në gjysmëfinale

Partizani është skuadra e katërt gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë. “Demat” mposhtën 1-0 Dinamos (1-1 takimi i parë) falë eurogolit të Xhuliano Skukës, që mjaftoi që Partizani t’i bashkohet Teutës, Vllaznisë dhe Laçit.

Ekipi i Dritan Mehmetit e nisi mirë ndeshjen dhe iu afrua golit me Arionaldo Rrapajn, Tedi Carën dhe Esat Malën. Braziliani Denisson tentoi në krahun tjetër për ekipin e Dinamos, që u drejtua për herë të parë nga Bledar Devolli.

Për të zhbllokuar derbin mendoi Xhuliano Skuka një minutë përpara fundit të pjesës së parë. 23-vjeçari dibran la pas katër mbrojtës të Dinamos dhe mposhti Romeo Harizajn me një gjuajtje të saktë.

Lojtarët dhe tifozët e Partizanit në festë, ndryshe nga Skuka që nuk e festoi golin ndaj ish-ekipit. Pjesa e dytë ishte më e bukur. Rastet nuk munguan, Alban Hoxha i mohoi golin Agim Ibraimit nga goditja e dënimit, ndërsa Skuka humbi një tjetër shans të artë.

Edhe pse Stenio Junior ishte i lirë, Skuka preferoi ta përfundonte vetë aksionin e nisur nga gjysmëfusha e tij, duke gabuar përballë Harizajt. Denisson vuri sërish në provë reflekset e Hoxhës, që ia doli të ruante të paprekur portën. Përfundimisht 1-0 për Partizanin, që festoi kualifikimin në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë.

Related posts

“TËRMET 6 BALLË” NË CHAMPIONS/ Manchester City mposht me GOLEADË Leipzig

Delo.autor

SPANJË-KOSOVË/ Trajneri Challande kërkon paraqitje pozitive ndaj “La Roja”-s (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Karikatura e ditës, Real Madridi djeg milionat e sheikut të PSG-së

Q.Autor

Leave a Comment