Sport Të tjera

“PEKIN 2022″/ Bien rastet me Covid-19, patinatorja ruse lejohet të garojë pas skandalit doping

Janë ulur ndjeshëm rastet me koronavirus në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022”. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 3 raste me Covid-19, dy në aeroport dhe një në Fshatin Olimpik, ndërkohë që janë kryer mbi 69 mijë teste. Të tri këta persona janë në izolim.

Ndërkohë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë vendosi që patinatorja ruse Kamila Valieva, e pezilluar për shkak të dopingut, mund të garojë në “Pekin 2022”. Ajo do të garojë në garën individuale të patinazhit, që zhvillohet nesër, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve është stërvitur rregullisht.

Related posts

GOLI HISTORIK NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Broja “shpërthen” në lot pas ndeshjes. Ja momenti… (VIDEO)

Delo.autor

Nervozohet Zidane: Për çfarë vjedhjeje flisni

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Bardhi e mbyll zyrtarisht me Kastriotin, pritet të qëndrojë në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment