Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio. Rezultati 4-0

Sot në orën 21:00 Milani do të presë Lacion në “San Siro” për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Sfidë delikate, por njëkohësisht pengesë për një nga objektivat sezonalë të Milani. Ndërkohë në krahun tjetër, kryeqytetasit e Sarrit, do të tentojnë gjithçka për gjithçka për të surprizuar kuqezinjtë.

Kjo do të jetë hera e 185-të në tërësi që Lacio sfidon Milanin, teksa e 21-ta në Kupën e Italisë. Bilanci është i ekuilibruar me 8 barazime dhe me nga 4 fitore për secilën skuadër. Nga 9 ndeshjet mes tyre kuqezinjtë kanë dalë fitimtarë vetëm në një rast.

Përballja e fundit mes “Djallit” dhe kryeqytetasve në Kupën e Italisë daton në vitin 2019 kur Lacio u kualifikua falë fitores 1-0, me gol të Korreas.

 

LIVE/ Milan – Lazio  4-0

Leao 24′ , Zhiru 41′ , 45+1′, Kesi 79′

KOMENTI:

Mbyllet sfida! 

79′ GOOOOL MILANI 4-0/ “Poker” kuqezi, realizon edhe “presidenti” Kesi, me një gjuajtje të kalibruar nga brenda zonës! 

68′ Të dy trajnerët freskojnë skuadrën me zëvendësime të shumta, ndërkohë që Çiro Imobile u largua nga fusha i dëmtuar, duke shqetësuar kryeqytetasit.

62′ Lacio duket totalisht e dorëzuar pas 3 golave të pësuar në pjesën e parë!

58′ Lacio regjistron gjuajtjen e parë në portë me Pedron.

48′ Elseid Hysaj dhuron shou, mbrojtësi i Kombëtares i kalon topin poshtë këmbëve mesfushorit Kesi, me një lëvizje me shumë klas.

46′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Milani, largohet Tonali, vendin e tij e merr Benaser.

MBYLLET PJESA E PARË!

45+1′ GOOOOL MILANI 3-0/ Përsëri ai, gjithmonë ai, Oliver Zhiru. Kuqezinjtë masakrojnë lacion në pjesën e parë. Francezi realizon dopietë për 5 minutë! 

41′ GOOOOL MILANI 2-0/ Spektakël kuqezi! Skuadra e Piolit realizon golin e dytë me Oliver Zhiru, i cili nuk fal pas asistit të Rafael Leaos! Francezi nuk fal me portën bosh. 

30′ Milani dominues në këto 30 minuta! Lacio e Sarrit thuajse inekzistente në këtë hark kohor, ku mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Menja.

24′ GOOOL MILANI 1-0/ Shpërthen San Siro. Leao kalon në avantazh kuqezinjtë e Milanit. Portugezi nuk fal me të majtën brenda zonës, duke mposhtur Pepe Reinën. 

22′ Tonali është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për faull taktik. Mesfushori humbet gjysmëfinalen e parë nëse Milani kualifikohet.

15′ Luis Felipe është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Teo Hernandez.

12′ Kesi regjistron kërcënimin e parë te Milani me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon drejt e në duart e portierit Reina.

3′ Milani e nis në sulm këtë duel duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Lacios, që ka zgjedhur të mbrohet në këto minuta të para.

1′ Starton ndeshja!

Related posts

“Marca” shpalos koreografinë e tifozëve të Real Madridit kundë Bayernit

Sadik.Autor

TË GJITHË E PRESIN TEK BACELONA/ Neymar rikthehet në stërvitje me Parisienët (FOTO)

Delo.autor

Higuain-Icardi/ Vendimi i fundit mes klubeve dëshpëron pamasë tifozët zikaltër

Sadik.Autor

Leave a Comment