Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Dinamo-Partizani. Rezutati 0-0

Kampionati shqiptar do të mbyllet ditën e sotme me supersfidën Dinamo-Partizani. Derbi i kryeqytetit i gjen ekipet në diferencë prej 10 pikësh me njëra tjetrën, me të kuqtë që gjenden në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa dinamovitët në të tetin me 19.

Dinamo është në krizë të thellë rezultatesh dhe nuk fiton që prej 7 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Derbi i kryeqytetit shihet si motivimi më i mirë për të besuarit e Bledar Devollit, aq më shumë që nuk kanë fituar kundër të kuqve asnjëherë këtë sezon.

Partizani nga ana tjetër është shkëputur ndjeshëm me skuadrat e kreut, por në ndeshjet e fundit ka marrë rezultate të mira dhe synon një fitore ndaj Dinamos që të shkëputet me ndjekësit.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione mes dy prej skuadrave më me prestigj në historinë e futbollit shqiptar.

LIVE DINAMO-PARTIZANI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet ndeshja

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola.

45’+1’ Cara ka mundësinë e mirë për të rrezikuar portën e Dinamos me një diagonale nga e djathta. Ai kalon Harizajn, por është Sidibe i cili para vijës së portës largon topin.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Mala depërton mirë në krahun e majtë, afrohet pranë zonës dhe mundohet të befasojë Harizajn me një gjuajtje tokazi, por gardiani i bluve është i vëmendshëm në pozicion.

36’ Harkim në zonë për Sidibe, gjuajtja e tij me kokë përfundon në duart e Hoxhës pa e vënë në vështirësi.

27’ Më insistues të kuqtë në këto minuta, por nuk gjejnë hapësira në mbrojtjen dinamovite.

22’ Një goditje dënimi nga e djathta harkohet nga Kallaku në zonë. topi arrin te Bitri i cili gjuan me kokë, por shumë lehtësisht dhe Harizaj nuk e ka të vështirë të presë në pozicion.

19’ Gjuajtje e befasishme e Ibraimit në portë, Hoxha kontrollon në dy kohë.

17’ Belica është i pari që ndëshkohet me të verdhë, pas një faulli ndaj Bardhit.

14’ Samake hyn në lojë në vend të Imamit.

13’ Rreziku i parë është në portën e Partizanit, kur Hoxha nuk arrin të kontrollojë topin dhe i jep mundësinë Rexhinaldos të gjuajë topin, por duke gjetur më pas devijimin për të ndaluar golin e bluve

12’ Imami ka probleme fizike dhe nuk mund të vazhdojë më.

11’ Rrapaj mundohet të gjejë të pavendosur Harizajn me një gjuajtje nga jashtë zonës, por gardiani kontrollon në dy kohë.

9’ Partizani ekzekuton me skemë një goditje dënimi nga krahu i djathtë, por nuk zbaton siç duhet veprimin dhe sfera largohet pa krijuar rrezikshmëri.

6’ Duel shpejtësie mes Sidibe dhe Skukës i cili rrëzohet në hyrje të zonës. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

4’ Goditje nga këndi radhazi për të dy skuadrat, asnjë rrezik për portën e Harizajt dhe Hoxhës.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

Related posts

PAS HAGUES/ Milan në ndjekje të një tjetër talenti norvegjez. Ja mesfushori që po “çmend” klubet europiane…

Delo.autor

FINALJA E COPA AMERICA/ Brazil shihet si favorit, ndërsa Peru vjen “surprizë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TËRBOHET RIBERY”/ SULMUESI humbet toruan, GODET ASHPËR me SHUPLAKË…

Isa.Autor

Leave a Comment