Futboll Seria A Sport

NUK SHËNONTE PREJ DY MUAJSH/ Paulo Dybala “VRASËSI” i minutave të para

Protesta “rebele” e dy javëve më parë kundër Parmës është vetëm një kujtim i largët, sepse Paulo Dibala është rikthyer që të shënojë gol me Juventusin. Sulmuesi nuk shënonte prej dy muajsh (i fundit ishte goli ndaj Jang Bojsave më 12 dhjetor 2018), madje prej 3 muajsh e gjysmë nëse llogarisnim golin e fundit të festuar në kampionat, konkretisht të parin në Juventus-Kaljari 3-1, të 3 nëntorit 2018.

Dhe duke mbetur te golat e shënuar në Serinë A që sivjet janë shumë pak, vetëm tre (ndërsa në Champions numëron 5 realizime), gjithsesi ajo që bie në sy është minutazhi i shënimit të tyre. Dibala mund të quhet ndryshe “vrasësi” i minutave të para, duke qenë se të tre golat e realizuar janë shënuar brenda 11 minutave të para të lojës.

Të parin në këtë sezon të Serisë A e shënoi në portën e Bolonjës më 26 shtator në minutën e 11- të; për të dytin iu desh më pak se një minutë lojë kundër Kaljarit më 3 nëntor, ndërsa i treti erdhi të premten kundër Frozinones, pas 6 minutash. Për më shumë, që të tri realizimet e numrit 10 juventin kanë ardhur në “Allianz Stadium”.

Gjithsesi, këtë vrull për golin 25-vjeçari Dibala e ka treguar edhe në Ligën e Kampionëve, duke qenë se edhe në këtë turne tre nga pesë golat kanë ardhur në pjesën e parë: në tripletën kundër Jang Bojsave minutat e shënimit të golave ishin 5, 33 dhe 69, por edhe goli ndaj Mançester Junajtid në stadiumin “Old Trafford” erdhi shumë shpejt, pas vetëm 17 minutave lojë. Dhe tani të gjithë tifozët e Juves, që kanë parë Dibalën të zhbllokohet, shpresojnë në një tjetër gol “vetëtimë” të argjentinasit kundër Atletikos.

Related posts

ARSENAL-LIVERPOOL/ Aksion perfekt nga “Të Kuqtë”, Sadio Mane zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“SHAKA KJO…”/ Neymar “shpërthen” në rrjetet sociale, pastaj fshin gjithçka. Dalin imazhet e reja nga penalltia (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Muriqi i tregon medias gjermane sakrificën për “Dardanët”: Jemi gati të vdesim në…

Delo.autor

Leave a Comment