Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valencia-Barcelona. Rezultati 1-4

Valencia dhe Barcelona do të përballen mes vete në kuadër të xhiros së 25-të në La Liga.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të ndryshme, pasi vendasit janë në zonën e poshtme të tabelës dhe katalunasit po kërkojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Valencia nuk di për fitore në gjashtë sfidat e fundit në kampionat ku ka pësuar katër humbje e ka marrë dy barazime.

Në anën tjetër Barcelona po kalon nëpër një formë të mirë, pasi nuk di për humbje në tetë sfidat e fundit në kampionat. Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë rrugëtimin drejt arritjes së objektivave.

 

LIVE/ Valenica – Barcelona  1-4

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 63/ Barcelona shënon golin e katërt falë Pedri.

MINUTA 53/ Valencia ngushton diferencën me golin e shënuar nga Carlos Soler.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 44/ Ndërhyn VAR dhe anulon golin e Carlos Soler.

MINUTA 41/ Valencia ngushton diferencën me golin e shënuar nga Carlos Soler.

MINUTA 37/ Barcelona thellon shifrat me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

MINUTA 32/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Frenkie de Jong.

MINUTA 23/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

MIQËSORE/ Pas një pasimi nga Grealish, Sulmuesi Sancho ndëshkon Irlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Sarri “thyen” akullin, zbulon të ardhmen e Hazard dhe Courtois

Isa.Autor

KA FITUAR GJITHÇKA/ Portieri legjendar “kap” RONALDON me 100 fitore në Champions

Isa.Autor

Leave a Comment