Futboll Premier League Sport

NUK ISHTË AS NË STOL/ Emery shpjegon mungesën e yllit të ekipit…

Trajneri i Arsenal Unai Emery insiston se nuk ka asgjë që nuk shkon me Mesut Ozil, pas mungesës së gjermanit në humbjes 1-0 ndaj West Ham.

Ozil është rikthyer në stërvitje këtë javë pas një problemi në gju, por është lënë jashtë skuadrës që ka luajtur në London Stadium pasditen e së shtunës.

Edhe njëherë tjetër, Emery insiston se nuk ka asnjë problem me Ozil, duke shtuar se ishte thjesht një vendim taktik.

“Kishim mjaftueshëm lojtarë për të mposhtur West Ham, sidomos në sulm, prandaj kam përzgjedhur lojtarët që mendoja se ishin më të mirët për këtë sfidë.

“Me Ozil kemi fituar dhe kemi humbur, ai nuk është në shitje. E dimë se nuk mund ta humbasim.

“Mund të them se po punon normalisht gjatë kësaj jave, por e kam lënë jashtë për arsye taktike. Sapo thashë se kemi fituar me të dhe kemi humbur me të dhe sot lojtarët që ishin në fushë ishin ata që meritonin të luanin, por humbëm.

“Do të vazhdoj të punoj me çdo lojtar që kam në skuadër pasi të gjithë janë të rëndësishëm, por sot vendosa të luaj me këta lojtarë.”

Related posts

Tite grumbullon te Brazili dy talentet që po shkëlqejnë në Europë

Delo.autor

I SIGUROI MBIJETESËN TIRANËS/ Trajneri Mema: Kemi kaluar një stres të madh, shpresojmë të…

Delo.autor

TEUTA-KASTRIOTI/ Bicaj i zë vendin Osmanit, krutanët me forca të shumta në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment