Futboll Kategoria Superiore Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Egnatia. Rezultati 2-0

Në “Air Albania” do të luhet sfida e fundit e javës së 20-të të “Abissnet Superiore”, midis Tiranës dhe Egnatias.

Kryeqytetasit kërkojnë të marrin sërish tre pikët dhe në këtë takim, për të ruajtur distancën me Laçin që vazhdon të jetë në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Egnatia do të tentojë të surprizojë dhe të përfitojë nga gabimi i Skënderbeut dhe Dinamos, për të vazhduar luftën e saj për mbijetesë.

 

LIVE/ Tirana – Egnatia  2-0

13′ Xhixha, 80′ Hoti

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren e Tiranës.

90’+1’ Karton i verdhë edhe për Zhivanajn në minutat e fundit.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

86’ Zhivanaj, Beshiraj dhe Kuka hyjnë në lojë për Tiranën, teksa largohen Najdovski, Toli dhe De Silva.

80’ GOOOL Tirana. Realizim fantastik nga Hoti i cili sapo futet në lojë sheh hapësirën për të gjuajtur dhe çon sferën në rrjetë.

79’ Xhekson largohet nga fusha e lojës dhe i lë vendin Maganit.

78’ Hoti merr vendin e Limajt në fushën e lojës. Mesfushori vonon daljen nga fusha dhe ndëshkohet me karton të verdhë, taktikë e dukshme për të shlyer ndaj Kastrioti pezullimin për kartonë.

76′ Goditje dënimi për Tiranën! Vesel Limaj provon me të djathtën, topi shkon në rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Puja.

75′ Zëvendësim te Tirana, largohet nga fusha Gjumsi, vendin e tij e merr Përgjoni.

72′ Zëvendësim i detyruar te Egnatia, Agbepornu lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Levendi.

65′ Ismailgeci kombinon me Xhixhën që provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte e gabuar duke shkuar jashtë kuadratit.

61′ Egnatia provon të kërcënojë me Pedro Auguston, por sulmuesi shkakton faull ndaj portierit Visar Bekaj.

55′  Redon Xhixha, dyfishin shifrat për bardheblutë. Pas asistit të Toshevskit, sulmuesi bardheblu nuk fal duke çuar sërish zemrat e tifozëve, por goli anulohet për pozicion jashtë loje nga VAR-i.

52’ Ademi godet topin rrafsh me tokën, por Bekaj e pret pa probleme

49’ Pas goditjes nga këndi, Gjumsi e sheh veten të lirë në zonë dhe gjuan por sfera fluturon mbi traversë.

48’ Ismajlgeci provon një gjuajtje-kros nga e majta, Puja në vështirësi devijon mbi traversë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Egnatia. Ymeralilaj dhe Delarzh i bëjnë vend Allmuçës dhe Pedro Augustos.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+4’ Gjyqtari Kreshnik Cjapi sheh për 4 minuta pamjet e faullit me VAR dhe nxjerr me karton të kuq lojtarin e Egnatias.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Imeri është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Behirat♪5es.

44’ Xhixha lëshon një tjetër shkëndijë drejt portës së Egnatias, këtë radhë me një gjuajtje nga distanca e cila përfundon jo shumë larg katërkëndorit të Pujës.

37’ Ademi shpërthen në krahun e djathtë dhe nis pasim në qendër për Delarzh, por ky i fundit gabon plotësisht para portës duke çuar topin mbi traversë.

30’ Ademi gjen hapësirë në të djathtë dhe harkon topin në zonë, por asnjë nga sulmuesit nuk është aty për të përfituar, me sferën që përfundon jashtë.

25’ Egnatia nis një kundërsulm të shpejtë me Delarzh pas një goditje këndi të Tiranës, por Limaj ndërhyn në mesfushë duke ndaluar lojtarin e rrezikshëm të miqve.

21’ Egnatia ka lëshuar shumë terren pas golit, duke mos dalë përpara, por duke i dhënë kontrollin e topit Tiranës.

17’ Toshevski mundohet të harkojë përsëri nga e djathta, topi këtë herë përfundon në duart e Pujës.

13’ GOOOL Tirana. Shënon Xhixha pas një kombinimi me De Silvën dhe Gjumsin. Sulmuesi shfaqet para portës së Egnatias dhe nuk gabon.

12’ Toshevski merr fundoren në të djathtë, harkon për De Silva por ky i fundit bën faull ndaj Krasniqit në momentin e gjuajtjes me kokë.

8’ Minuta të para jo shumë të mirë për kryesuesit e kampionatit, që nuk arrijnë të çajnë dhe për më tepër, po vuajnë presingun e rrogozhinasve.

3’ Dy tentativa radhazi të Egnatias për të kundërsulmuar me Delarzh, i cili provon të shpërthejë në krahun e majtë, i ndalur nga prapavija e bardhebluve.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të bardhebluve.

Related posts

I GATSHËM TË BRAKTISË BARCELONËN/ Vidal pranë rikthimit në Itali

Delo.autor

VIDEO/ Një stadium i ri për Kukësin, Gjici: Do e kemi dhuratë nga…

Q.Autor

Golat si Moçka janë në modë, shikoni çfarë bën portieri që ka fiksim Reali…

Q.Autor

Leave a Comment