Futboll Sport

Në Gjermani del në shitje paketimi i salçiçeve “7-1” në kujtim të fitores ndaj Brazilit

Më 8 korrik bëhen 4 vjet nga fitorja historike 7-1 e Gjermanisë ndaj Brazilit në botërorin “Brazil 2014”, në gjysmëfinale, një nga rezultatet më të pabesueshme të historisë së futbollit. Në kujtim të atij takimi, që në histori kujtohet si “Mineirazo”, një kompani gjermane ka vendosur të nxjerrë në shitje një paketim special salçiçesh, të quajtura “7-1” (8 copë në total).

Natyrisht që salçiçja e tetë është në ofertë (7 të bardha dhe një ngjyrë kafe) dhe secila me ngjyrat e ekipeve kombëtare dhe ky paketim kushton 4 euro. Sipas kompanisë që ka nxjerrë në shitje këtë paketim special, ngjyra e salçiçeve nuk ka të bëjë aspak me racizmin, por se ato me ngjyrë të bardhë dhe që janë nën flamurin gjerman jane me mish derri, ndërsa ajo me ngjyrë kafe është me mish viçi.

Related posts

E PABESUESHME/ STUDIMI: Ja cila është SKUADRA më PA FAT në ANGLI

Isa.Autor

Ronaldinho: Çdo klub evropian do ta dëshironte Kanen

Q.Autor

E BUJSHME NGA TURQIA/ Dukeshin figura të pafajshme të Maradonës, por brenda tyre sekuestrohen… 2.6 kg kokainë

Delo.autor

Leave a Comment