Futboll Seria A Sport

INTER MERR LAJMIN E MIRË/ Inzaghi pritet të ketë të gatshëm Correan dhe blerjen e madhe të janarit

Të premten Interi do të përballet me Xhenoan dhe në një moment si ky do të ketë nevojë për të gjithë lojtarët e tij.

Të shumtë janë ata që mezi presin rikthimin e Hoakin Korreas, sidomos për gjendjen në të cilën është sulmi, por për argjentinasin ka ende dyshime.

Nuk përjashtohet prania e “Tuku”-t për këtë sfidë, por në rast të kundërt, stafi mjekësor ka dhënë dritën jeshile për derbin e Kupës së Italisë të martën.

Një tjetër rikthim pritet të jetë ai i Robin Gosensit, blerjes së merkatos së janarit që ende nuk ka debutuar me zikaltrit.

Anësori i majtë është stërvitur me grupin gjatë këtyre ditëve dhe pret grumbullimin për sfidën me Xhenoan, një thirrje që më shumë se për debutimin, do i shërbejë për të ndjerë atmosferën e grupit.

Edhe Matias Vesino ka lënë pas shqetësimin në gju dhe është bërë pjesë e stërvitjeve në grup, duke u bërë kështu një armë më shumë për mesfushën e Interit.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Bajrami “çmend” Serinë A. Jo vetëm Juventus, në lojë futet edhe Milan

Delo.autor

SKANDALI/ “Plas” tek Rusia: Dyshime për përdorim DOPINGU në BOTËROR

Isa.Autor

E BUJSHME/ Marotta zyrtarisht i INTERIT, gati lista për TRAJNERIN e ri, GATI njeriu i TRIPLETËS

Isa.Autor

Leave a Comment