Futboll Premier League Sport

MADHËSHTOR/ Chelsea shpallet edhe Kampion Bote, plotëson “Tripletën” me trofe ndërkombëtarë

Chelsea mundi në shtesë brazilianët e Palmeiras, për t’u shpallur kampion bote për klube, pasi nën drejtimin e Thomas Tuchel ka fituar më parë edhe Champions League dhe Superkupën e Europës.

“Blutë” e Londrës zhbllokuan të parët rezultatin, me anë të Romelo Lukaku, në minutën e 55, por 9 minuta më vonë Veiga barazoi gjithçka nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe për të shpallur kampionin e botës u deshën 30 minutat e shtesës.

Në minutën e 117, Kai Havertz ktheu në gol një penallti të fituar nga Azpilicueta, duke i dhënë kështu trofeun e parë të kampionit të botës londinezëve.

Related posts

Juventus/ 30 milionë euro për mbojtësin e krahut Gaya

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Burnley-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

E PABESUESHME/ Një hap larg portës, futbollisti shpërdoron rastin fantastik dhe e dërgon topin sipër traversës

F.autor

Leave a Comment