Futboll Shqipëri Sport

NJË TJETËR NDESHJE TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Armando Broja shkëlqen edhe ndaj Manchester United

Një tjetër ndeshje si titullar dhe një tjetër 90-minutësh si protagonist për Armando Brojën. Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar zbriti sërish nga minuta e parë në transfertën që Southampton luajti në “Old Trafford” ndaj Manchester United dhe ndonëse nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, ishte padyshim rreziku kryesor për mbrojtjen e “djajve të kuq”.

Që në minutën e dytë, sulmuesi kuqezi kombinoi me Che Adams dhe u nis nga mesi i fushës, duke lënë në vend një kampion bote si Raphael Varane, por pasi hyri në zonë, kërkoi pasimin për Al Younoussin, por pa rezultat.

Në minutën e 54-t sulmuesi kuqezi shpërtheu sërish në qendër dhe pavarësisht tërheqjes që Luke Shaw i bëri nga fanella, ia doli të lëshojë një “silurë” nga distanca, por De Gea fluturoi duke grushtuar dhe duke i mohuar një gol spektakolar Brojës.

Futbollisti i radhës që u vu në vështirësi nga shpejtësia e 20-vjeçarit shqiptar, ishte padyshim kapiteni Harry Maguire, por edhe këtë herë ishte portieri De Gea që i mbylli rrezen Brojës, me këtë të fundit që më pas zgjodhi pasimin, por pa gjetur shokët e skuadrës.

E teksa minutat kalonin dhe të gjithë ndjenin lodhjen në këmbët e tyre, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Brojën, që bën një tjetër shpërthim spektakolar në të 89-ën, duke lënë në vend Magiure, por në fund kapiteni i “djajve të kuq” ia del të zgjidhë situatën, duke i dhënë edhe një të shkelur të ashpër në pulpë, që u injorua nga arbitri i takimit.

Minutat shtesë prodhuan një tjetër situatë të mirë për Brojën, që pasi mori topin në gjysmëfushën kundërshtare, dribloi disa kundërshtarë, por në fund ishte një shok i skuadrës që i zuri rrugën dhe i hoqi mundësinë e goditjes.

Related posts

“NËSE ADHURON FUTBOLLIN, ADHURON EDHE ATË”/ Casemiro: Nuk mund të ndalet

Delo.autor

E KËRKON GJITHË EUROPA/ Nëna e De Ligt zbulon klubin e ri të super “YLLIT” të Ajaxit (FOTO)

F.autor

Probleme për Barcelonën/ Skuadra spanjolle humbet 2 lojtarët kryesor

Sadik.Autor

Leave a Comment