Futboll Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Bayern Munich pushton Azinë, tani “bavarezët” hapin zyra në…

Bajerni i Mynihut ka hapur një filial të ri. Këtë herë në Bangkok, është i treti për klubin gjerman pas atij në Shangai dhe Nju Jork. Skuadra gjermane kërkon të investojë në metropolin aziatik për të krijuar një treg të ri si për lojtarët dhe për pjesën e infrastrukturës.

Me zyrën në Bangkok, bavarezët do ta kenë më të lehtë të lidhen me drejtuesit e skuadrave në vend duke nisur nga ato të moshave dhe deri te skuadrat e para.

Objektivi është që në skuadrën e parë të Bajernit të ketë sa më shumë prurje nga kontinenti aziatik ashtu si dhe rritja e të ardhurave nga marketingu për të drejtat televizive.

CEO i skuadrës më të titulluar në Gjermani tha për këtë projekt të ri se është vetëm fillimi i një dominimi të skuadrës së tij.

“Futbolli është në Tajlandë dhe në Azinë Jugore sporti numër një. 1/4 e popullatës luajnë futboll dhe duan ta kenë atë si prioritet në jetën e tyre.

Ne duam që emri i Bajernit të jetë aty, me shkëmbime eksperiencash mes tifozëve dhe lojtarëve. Mezi po presim të nisim këtë bashkëpunim ndërkombëtar, mendoj që fytet e kësaj pune do të merren shumë shpejt.

Futbolli është një sport që ndiqet nga miliona tifozë të cilët duan të përjetojnë emocione të mëdha, por është edhe një mundësi për miliona njerëz për të punuar dhe për të jetuar me këtë gjë. Unë jam njëri prej tyre”, tha Kahn.

Ky projekt pati fillimet e tij në vitin 2014 kur zyra e parë jashtë Mynihut u hap në Nju Jork në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 2017 ishte Shangai ai destionacioni i ardhshëm për kampionët e Gjermanisë.

Në sezonin e kaluar skuadra gjermane nënshkroi me një portier të talentuar kinez pikërisht pas investimit në një akademi në vendin aziatik.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E SARRIT/ Gati të kalojë në janar tek Manchester United sulmuesi…

Delo.autor

ZBULON NJË TË VËRTETË MBI YLLIN MBAPPE/ Trajneri Emery: Kur isha tek PSG…

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtari KYÇ 23 vjeçar i Milanit përfundon në “radarin” e londinezëve të Chelseas

Isa.Autor

Leave a Comment