Futboll Sport

Van Gaal: Kam marrë një ofertë të cilën nuk mund ta refuzoj

Ish-trajneri i Manchester United Louis van Gaal thotë se ka marrë një ofertë të pamundur për t’u refuzuar duke sugjeruar se do të rikthehet të trajnojë një ekip futbolli.

Holandezi nuk ka trajnuar që kur u shkarkua nga Djajtë e Kuq dy ditë pasi kishte fituar FA Cup në 2016.

Van Gaal është zëvendësuar nga Jose Mourinho dhe që prej atij momenti ka qenë kritik ndaj metodave të portugezit.

Shumë kanë besuar se Van Gaal i ka dhënë fund karrierës së tij por tani 66-vjeçari pretendon se ka një shans të mirë që ai të ulet në stolin e një ekipi në të ardhmen e afërt.

“Tani kam marrë një ofertë që nuk mund ta refuzoj,” shprehet holandezi për nalin televiziv Ziggo të martën.

“Më tepër se kaq nuk zbuloj, por nëse nuk jam ulur në stolin e një ekipi në korrik ose në gusht, do të tërhiqem përfundimisht.”

Van Gaal është një nga trajnerët më të dekoruar të botës së futbollit. Ai ka fituar 20 trofe madhorë gjatë periudhave te Ajax, Barcelona, Bayern Munich dhe kombëtarja holandeze.

Related posts

E PAZAKONTË NË BOLIVI/ Kampionati nuk e ka sistemin VAR, por gjyqtari… (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURIA E TIFOZIT/ GOLI i ORIGIT e detyron “lojtarin e 12” të bëj TATUAZHIN EPIK (FOTO)

Isa.Autor

PANUCCI “FËRKON DUART”/ Grezda shënon golin e parë për skocezët e Rejnxhërsit

Isa.Autor

Leave a Comment