Futboll Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Gati ta mbyllë me Realin, Bale ndodhet mes Premier League dhe SHBA-së

Garet Bejl po kalon muajt e tij të fundit në Madrid. Kontrata e tij me Realin përfundon në mbyllje të sezonit dhe klubi spanjoll ka vendosur të mos rinovojë me të.

Në këto kushte ai do të largohet si një lojtar i lirë. Sipas mediave spanjolle, ai ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij, ku janë dy mundësi zgjedhjeje, rikthimi në Premier Ligë ose transferimi në kampionatin e SHBA-së.

Gjithsesi, për momentin nuk ka ndonjë informacion më shumë në lidhje me klubet e interesuara për shërbimet e sulmuesit të krahut të Realit të Madridit.

Ky që po mbyllet ka qenë një sezon problematik për Bejl, i cili numëron vetëm 5 ndeshje dhe 271 minuta aktivizim në të gjitha kompeticionet.

Related posts

Ronaldo dështon ta bëjë qoftë edhe një goditje të vetme drejt portës kundër Holandës

Sadik.Autor

CIKALLESHI kthehet në protagonist, shënon GOLIN e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Kalon 1 orë lojë, fillon goleada në Kategorinë e Parë, Beslidhja humb penallti

Isa.Autor

Leave a Comment