Futboll Seria A Sport

“MUND TË QËNDROJË PËRJETË TEK MILAN”/ Pioli: Episodi i golit të Giroud? Në Europë ato faulla…

Stefano Pioli ende i gëzohet derbit të fituar ndaj Interit, ku në një intervistë me radion e njohur “Radio Anch’io Sport”, ka folur për disa çështje, fitoren kundër zikaltërve, por edhe për Ibrahimoviç dhe Kesi:

“Skuadra nuk pushoi së besuari te fitorja, më pas episodet vendosën një ndeshje shumë të ekuilibruar. Jam mirë këtu, kam një marrëdhënie të shkëlqyer me klubin dhe me drejtuesit jam në harmoni të plotë, sot do të thosha se mund të qëndroja këtu përgjithmonë.

Episodi i Zhirusë te goli? Është arbitri ai që vendos se si t’i interpretojë faullet, pastaj lojtarët duhet të përshtaten. Në Europë disa gjysmëfaulle nuk mund të ndalesh për t’i protestuar. Tani duhet të përfitojmë nga ky rezultat për të pasur edhe më shumë entuziazëm dhe bindje.

Në Itali çdo ndeshje është e vështirë, sidomos në fazën e dytë. Tani do të përballemi me Sampdorian, na duhet një paraqitje e nivelit të lartë. Së pari është Kupa e Italisë me Lacion, një nga skuadrat më cilësore në sulm. Pesë të parat po luftojnë për gjithçka, titullin dhe zonën Champions. 15 ndeshje dhe 45 pikë në dispozicion janë shumë. Ka ekuilibër të madh dhe ne duhet të shtyjmë fort, unë ende mendoj se Interi dhe Juventusi janë skuadrat më të forta.

Nëse jemi në këtë pozicion do të thotë që nuk ka pasur ulje-ngritje, ne po luajmë futboll aktiv dhe cilësor. Marrëdhëniet me lojtarët, për mua duhet të jetë me besim, vlerësim dhe respekt për të marrë maksimumin nga të gjithë.

Kesi? Ai është një lojtar inteligjent dhe polivalent sa mund të luajë në pozicione të ndryshme, ai bëri një punë të shkëlqyer në fazën e mbrojtjes. Ai është një profesionist i madh.

Ibrahimoviç? Sezoni është ende i gjatë, tani për tani ai është i dëmtuar, mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Tani ai është i qetë, ai po bën gjithçka për t’u rikthyer dhe ne do ta shohim gjendjen e tij. Ai kurrë nuk do të jetë një barrë, por shumë lojtar i rëndësishëm. Ai po e bën ekipin të rritet shumë.

Menjonë e kam njohur që kur u përballa me të vitin e kaluar në Europa Ligë, prej andej e ndoqëm me interes. Ai është një portier me personalitet të madh, vullnet dhe vendosmëri. Ai është një portier i nivelit të lartë.”, përfundoi Pioli.

Related posts

GOL FANTASTIK/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në kompeticionin Europian (VIDEO)

Delo.autor

Mbappe çon në shtëpi Messin, por e gjitha është meritë e Ronaldos… (FOTO)

Sadik.Autor

TË GJITHË FLASIN PËR SHKARKIM/ Ish-portieri i Real Madrid i del në mbrojtje: Zidane është më i miri…

Delo.autor

Leave a Comment