Futboll Seria A Sport

“NGËRÇI” NË REPARTIN E AVANCUAR/ Interi kërkon sulmues. Nga “Zikaltërit” mund të largohen…

Tek Interi ka filluar të bëhet problem një prej pikave më të forta të tij deri më tani: sulmi. Edhe pse është e vërtetë që në Itali zikaltrit vazhdojnë të kryesojnë për golat e shënuar, përballjet në Champions League me Liverpulin dhe sfidat e fundit në kampionat, kanë treguar se gjithsesi ky repart tashmë nuk është më produktiv.

Me Xhekon e Sançezin “të moshuar”, Lautaron në thatësirë e Korrean që shpesh dëmtohet, zikaltrit e dinë mirë se për të arritur nivelet që pretendojnë, duhet të ndërhyjnë në merkato.

Duke marrë parasysh se pavarësisht sa e pamundur duket, në verë mund të sakrifikohet edhe Lautaro, përveç Sançezit që për shkak të rrogës së tij prej 7.5 milionë eurosh dhe moshës është gjithmonë me valixhe në duar, drejtuesit kanë hedhur në tryezën e tyre një sërë emrash, nga fiksimet e vjetra e deri te të rinjtë intrigues.

FIKSIMI I PËRHERSHËM – Xhanluka Skamaka është objektivi i deklaruar prej shumë kohësh i Interit, që konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit italian dhe njeriu i duhur për të zëvendësuar Xhekon.

Marota është në kontakt të vazhdueshëm me Sasuolon për të gjetur zgjidhjen që do ta sjellë në Milano 22-vjeçarin, pasi kanë marrë edhe pëlqimin e vetë lojtarit që mezi pret të veshë fanellën zikaltër dhe për këtë ka refuzuar edhe ofertën faraonike të Borusia Dortmundit në janar, që ishte e gatshme të derdhte në arkat e Sasuolos 45 milionë euro.

Interi e di mirë se nuk mund t’i plotësojë 40 milionë eurot që vlerësohet kartoni i Skamakës, por këtu do të hyjnë në lojë marrëdhëniet e mira mes klubeve, të cilat po studiojnë formulën e duhur të transferimit. Shtatlarti italian vlerësohet për forcën fizike dhe nuhatjen që ka për golin, ndaj Interi shpreson të blindojë me të të ardhmen.

DIAMANTI I RIVALËVE – Paulo Dibala nuk ka gjetur ende një akord me Juventusin edhe pse zërat thonë se mund të jenë pranë. Për këtë përsëri Marota do të kërkojë të shfrytëzojë raportin e shkëlqyer që ka me argjentinasin, për të djegur konkurrencën e klubeve të tjera të interesuara dhe për ta afruar 28-vjeçarin me parametër zero në korrik.

Ajo që ngelet pengesë është rroga dhe hierarkia, të dyja shumë të rëndësishme për sulmuesin. Nëse mbërrin, Interi është i gatshëm t’i ofrojë një rrogë deri në 8 milionë euro (duke përfituar nga një largim i mundshëm i Sançezit dhe rrogës së tij) dhe për më tepër ta shndërrojë në qendrën e projektit të tij, duke e bërë liderin e ri të skuadrës.

“OSIMHENI” I RI – Objektivi më intrigues, por dhe më i komplikuar, mban emrin e Xhonatan Dejvid, kanadezit të Lilës që te klubi francez është parë si pasardhësi i Viktor Osimhenit. në përputhje me shifrat e tij që flasin qartë (12 gola në 24 ndeshje të Ligës 1, 1 në 3 ndeshje të Championsit, pra praktikisht 1 gol në çdo dy ndeshje), shkon edhe kartoni i tij që vlerësohet me 50 milionë euro: shumë për financat aktuale të Interit. Por, duke konsideruar largimet e mundshme nga sulmi i Interit, deklarata e agjentit të Dejvid se në verë do të largohet nga Lila, mund t’i shtojë një impuls më tepër interesit zikaltër për 21-vjeçarin.

Related posts

NJË FANELLË E KATËRT PË NDESHJET E RËNDËSISHME/ Ja uniformat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA EMILIANO SALA/ Dalin pamjet e AVIONIT. I ndarë në tre pjesë

Delo.autor

VENDIMI EKSTREM/ Futbollistët e klubeve do të vaksinohen me detyrim në Premier. Ja çfarë ndodh në të kundërtën…

Delo.autor

Leave a Comment