Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshje dramatike, PSG mposht Real Madrid në frymën e fundit

Si mund të mbyllej një ndeshje e dominuar me thuajse 19 tentativa për gol nga PSG me një barazim 0-0? Ishte duke ndodhur ne Paris, aty ku publiku ishte euforik për të parë yjet në fushë dhe një sukses të djemve të Pochettinos…

Dhe jane shperblyer ne minutat e fundit, kur suksesi u vulos fale Mbappe. Real Madrid po mjaftohej me barazimin per tu kthyer pa gola në Spanjë, por u denua me merite sepse nuk beri thuajse asgje gjate gjithe ndeshjes.

Dominim absolut i vendasve, me një Mbappe të pakapshëm dhe një Verratti dirigjent të mesfushës. Vuan Reali, por Courtois është i pakalueshëm, të paktën në dy momente, vendimtar.

Çmenduria e Dani Carvajal në minutën e 62-të u duk sikur do të ndryshonte rrjedhën: Kylian Mbappé pengohet brenda zone, pasi kishte zhvendosur topin: pa dyshim për bilbilin Orsato penallti dhe zero protesta nga mbrojtësi spanjoll.

Leo Messi shkon nga pika e bardhë, por Courtois e hipnotizon atë dhe shpëton penalltinë, duke kuptuar krahun dhe marrë përgëzimet e shokëve të ekipit.

Pochettino hedh në fushë edhe Neymar dhe menjëherë braziliani ndez publikun duke nisur me fintet e tij dhe driblimet dhe fituar një faull, të cilin e ekzekuton Messi por pa sukses.

Disa minuta më pas Mbappe ka rastin tjetër të artë, por duket se topi nuk dëshiron të shkojë në rrjetë dhe goditja e tij del ngjitur me shtyllën e mbrojtur nga Courtouis.

Por, ne fund, nje aksion personal i sulmuesit te Frances eshte spektakel puro. Neymar jep me thembe, Mbappe niset nga krahu dhe deperton mes dy mbrojtesve duke shenuar dhe mposhtur me ne fund portierin e Real Madrid.

Parc de Pricess ne feste totale, emri i Mbappe beritet me te madhe! Pochettino ngre duart lart drejtuar qiellit. Festa eshte totale…

Related posts

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ Guardiola synon Champions-in e 3-të në finalen e 24-t të karrierës së tij

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ COVID-19 nuk e izolon dot, Ibra i sfidon të gjithë me stërvitjen (FOTO)

Delo.autor

“KUSH ËSHTË I RADHËS?” Tirana bën postimin enigmatik dhe çon në delir tifozët “bardheblu” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment