Futboll Shqipëri Sport

OFENSIVA FLET SHQIP/ Boluspori shkëlqen me dyshen Roshi-Balaj, Bregun e tradhtojnë nervat (VIDEO)

Sulmi i Bolusporit foli i  gjithi shqip në duelin e ditës së sotme ndaj Kocaelispor. Bregu, Roshi dhe Balaj, u aktivizuan titullarë në triumfin 1-2 që skuadra e shqiptarëve arriti të transfertë ndaj Kocaelispor, në ndeshjen debutuese të shkodranit Balaj.

Në këtë duel mungoi gardiani Selamani, i cili nuk ishte në dispozicion. Një 3 pikësh i artë ky për Bolusporin, që këtë sezon lufton për mbijetesë.

Vlen të theksohet fakti se të 3 futbollistët shqiptarë kanë bërë një paraqitje dinjitoze, edhe pse nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ata kontribuuan jo pak me performancën e tyrë.

Roshi u aktivua gjatë gjithë duelit, ndërkohë që Bregu dhe Balaj u zëvendësuan respektivisht në minutat 68 dhe 85-të.

Vlonjati Bregu, duket se nuk e priti mirë vendimin e trajnerit për t’u zëvendësuar në minutën e 68-të, duke shpërthyer në momentin e ndërrimit. 26-vjeçari goditi me shkelm tabelën e reklamave në shenjë revolte për këtë vendim.

Për sa i përket Roshit, fieraku ishte protagonist absolut në pjesën e dytë, ku dha një asist fantastik për një prej shokëve të skuadrës, që goditi traversën teksa shifrat ishin 1-2:

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

SERIE A/ Milan rikthehet në Champions. Verona shpëton sezonin e Juventus-it dhe dënon Napoli-n

Delo.autor

‘El Clasico’ më e shtrenjta në histori, ja vlera e lojtarëve të dy skuadrave

Q.Autor

SPEKTAKËL NË “OLD TRAFFORD”/ Everton ndal Manchester United në frymën e fundit dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment