Futboll Sport

PAS TRIUMFIT HISTORIK/ Presidenti i Senegalit mirëpret heronjtë e Kupës së Afrikës dhe i jep… 700 m² tokë

Futbollistët e Senegalit do të shpërblehen me 70 mijë euro secili dhe do t’u dhurohet edhe tokë në qytetet e Dakarit dhe Diamniadios pas triumfit të tyre historik në Kupën e Afrikës. Sadio Manesë me shokë iu rezervua një pritje heronjsh në Senegal pas medaljes së artë të fituar në Kamerun, ku mundën Egjiptin në finale me penallti.

Mijëra tifozë zbritën në rrugë për të përshëndetur kampionët e tyre. Dhe tani presidenti i vendit ka vendosur që t’i shpërblejë heronjtë për suksesin e parë të vendit në Kupën e Afrikës.

“Presidenti Maki Sal dekoroi pjesëtarët e delegacionit të Senegalit në Kupën e Afrikës 2021 me dekoratën e ‘Urdhërit Kombëtar të Luanit’. Futbollistët dhe stafi teknik do të përfitojnë secili 50 milionë franga afrikane, 200 m2 parcelë toke në Dakar dhe një parcelë 500 m2 në Diamniadio”, thuhej në profilin zyrtar të presidentit në “Twitter”.

Mane, i cili ndryshe nga Salah, nuk do të jetë sot në skuadrën e Liverpulit për ndeshjen kundër Lestërit, vlerësoi mbështetjen e shokëve pasi humbi penalltinë në fillim të finales: “Humbja e 11-metërshit të parë ishte një goditje e rëndë për mua. Por, shokët erdhën edhe më thanë: ‘Sadio, ne humbasim dhe fitojmë së bashku. Ti ke bërë shumë për ne, mos u dorëzo’. Kjo më bëri më të fortë dhe bëri diferencën te penalltia e dytë”.

Related posts

“PARTIZANI MË BËN KRENAR”/ Rrëfehet Taulant Xhaka: Ju tregoj çfarë më ka pyetur trajneri i Baselit

Delo.autor

“DRITË JESHILE” NGA QEVERIA/ Skuadrat kthehen në stërvitje. Premier League ka një datë për nisjen

Delo.autor

DEKLARATA E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT/ Rivaldo shprehet: Solari nuk është gati, ja çfarë trajneri i duhet Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment