Futboll Seria A Sport

SULMI I INTERIT/ Dzeko e Sanchez gjejnë golin, dridhet “Demi” Lautaro

Pakkush do e mendon te se do të vinte mo menti që Xheko e Sançez do të rreshtoheshin si golashënuesit e së njëjtës skuadër, kur vetëm janarin e shkuar të dy përfliteshin për një shkëmbim të mundshëm, me boshnjakun që do të linte Romën dhe kilianin që do të linte Interin. Por, vetëm një vit më pas, të dy e gjetën për herë të parë golin brenda së njëjtës ndeshje si shokë skuadre.

XHEKO E SANÇEZ – Xheko ka treguar përsëri të gjitha cilësitë e tij si qendërsulmues, me një gol që në minutën e dytë, që nuk i la asnjë shans reagimi kundërshtarëve. Një bukuri për sytë, një goditje fluturimthi pas një krosimi perfekt të Perisiçit.

Ndërkohë, buzëqeshja i është rikthyer edhe “Fëmijës Mrekulli” që po përjeton pranverën e dytë të karrierës së tij.

Në moshën 32-vjeçare, Sançez konfirmohet njeriu i Kupave, me dy gola në Kupën e Italisë dhe ai që u dha trofeun e Superkupës në minutën e fundit.

Perla me Romën nuk ka nevojë për interpretim. Kur dukej se ndeshja nuk do të dhuronte dot një gol më të bukur se ai i Xhekos, ajo e djathtë nga 25 metra që gjeti trekëndëshin dhe u ndal në rrjetë, konfirmoi edhe një herë klasin e sulmuesit kilian.

KU LAUTARO? – Nuk ka kënaqësi më të madhe për një trajner se forma në rritje e sulmuesve të tij dhe Inzagi ka shansin të shijojë Xhekon e Sançezin, ndërsa pret rikthimin e Korreas.

Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta për teknikun, sepse llogaritë duhet t’i bëjë edhe me një emër aspak të çfarëdoshëm si Lautaro.

Pritej që ai të ishte i padiskutueshmi i këtij Interi, por në fakt të vetmen fanellë të sigurt e ka Xheko me Lautaron e Sançezin që rrezikojnë të kthehen në një balotazh të përhershëm për të dytën.

Argjentinasi nuk ka shënuar në kampionat që nga dhjetori dhe duke parë formën e shokëve të tij të repartit, tani duhet të mendohet mirë për atë që jep në fushë.

Thënë këtë, trajneri duhet t’i bëjë llogaritë edhe me temperamentin e 25-vjeçarit, që vështirë ta pranojë zëvendësimin apo më keq rolin e rezervës.

“Demi” ka filluar të dridhet, por në një hall jo më të vogël është edhe Simone Inzagi që zgjedhjen e parë do t’i duhet ta bëjë shumë shpejt, të shtunën me Napolin.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIMIN E NJË VAJZE/ “Çështja Neymar” merr drejtim të papritur

F.autor

“VITIN TJETËR DUA…”/ Neymar flet hapur: E vetmja gjë që dua është të luaj me Messi-n

Delo.autor

WEMBLEY NGJYROSET I KUQ/ Liverpool mposht në një finale spektakolare Chelsean

F.autor

Leave a Comment