Futboll Premier League Sport

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja shqetëson trajnerin e Southampton. Kualifikimi në FA Cup me kosto?

FA Cup, turneu më i vjetër në botë, gjithmonë ka dhuruar emocione dhe sigurisht sot ishte radha e ekipit legjendar Nottingham Forest (2 Champions) që të eliminojë Leicester pasi fitoi me rezultatin e papritur 4-1.

Dje Southampton mori një biletë për në fazën e 1/8-ave pasi fitoi 2-1 në shtesën 30-minutëshe ndaj Conventry-t.

Megjithatë fatura për këtë kualifikim mund të jetë shumë e lartë për “Shenjtorët”.

Mbrojtësi Lyanco la fushën i dëmtuar që në minutën e 33-të dhe pas ndeshjes la stadiumin me paterica, duke trembur jo pak trajnerin Hasenhuttl, teksa edhe Broja kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve pas vërshëllimës finale.

Sulmuesi kuqezi, që asistoi edhe golin e fitores, pësoi një faull në gjysmëfushën kundërshtare dhe ndonëse qëndroi në fushë deri në fund, më pas kërkoi ndihmën e mjekëve për një dëmtim në gju.

“U munduam të menaxhojmë energjitë, por jo çdo gjë shkoi sipas planit. Shpresoj të mos kemi paguar kosto të lartë për këtë kualifikim.

Lyanco është e sigurt që do të na mungojë gjatë, por edhe Broja kishte probleme në gju.

Nuk na mbetet tjetër, vetëm të presim ekzaminimet mjekësore, me shpresën që të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi trajneri Hasenhuttl.

Related posts

RODRI PRANË BARÇËS/ Man.City piketon pasuesin e spanjollit

F.autor

“KAM REFUZUAR DISA HERË REAL MADRIDIN”/ Arsene Wenger tregon: Mund të kisha fituar më shumë…

Delo.autor

Tronditet karriera e ish-kapitenit të Kroacisë, pezullohet për 17 muaj

Q.Autor

Leave a Comment