Futboll Sport

PRAG “DIVORCI” ME LACION/ Strakosha drejt skuadrës së Premier Ligës

Më kontratën në skadencë pas 5 muajsh, ai tani është i lirë për të nënshkruar marrëveshje të re me klub tjetër.

Tomas Strakosha është një hap larg ikjes nga Lacio dhe thuhet se ka disa admirues nëpër Europë.

Në ditët e fundit klubi që ka qenë më i interesuar për portierin shqiptar është Uotfordi.

Sipas “Sportmediaset”, kontaktet kanë nisur dhe po ecin mirë pasi oferta në tavolinë është tërheqëse ekonomikisht. Shumë nga zgjedhja e Strakoshës do të varet nga qëndrimi apo jo i “Bletëve” në Premier Ligë.

Nëse Uotfordi bie në Championship, Strakosha nuk do ta pranonte domosdoshmërisht destinacionin.

Lajmi, megjithatë, që duhet të regjistrohet, është ai se Strakosha mund të largohet nga kryeqyteti falas, çka do të jetë një tjetër goditje për arkën e klubit.

Vetëm 27 vjeç, shqiptari mbetet një trashëgimi teknike dhe ekonomike nga e cila Lacio nuk diti të përfitojë.

Related posts

FLET PËR VENDIMIN E YLLIT FRANCEZ/ Ibrahimovic këshillon: Në Paul Pogba dëshiron të largohet, atëherë…

Delo.autor

“PELE ËSHTË MASHTRUESI MË I MADH”/ Ja reagimi brilant i tifozit të Barçës ndaj kritikave të Pele… (FOTO)

Isa.Autor

Giuseppe Pecoraro: Asgjë nga filmimet e Allegri dhe Tagliavento!

Sadik.Autor

Leave a Comment