Futboll Sport

RIKTHEHET KUPA E SHQIPËRISË/ Teuta për gjysmëfinalen, Skënderbeu e sfidon

Rikthehet sot Kupa e Shqipërisë teksa në orën 16:45 do të luhet vetëm një takim, ajo mes Teutës dhe Skënderbeut, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për fazën çerekfinale.

Ndeshja e parë u luajt në stadiumin “Skënderbeu” me një terren të mbushur plot me dëborë, dhe triumfatorë dolën kampionët aktual të Shqipërisë falë golit të Rubin Hebaj.

Për durrsakët Kupa e Shqipërisë do të ishte një shpëtim duke parë klasifikimin dhe sa larg është zonës europiane, e njëjta gjë vlen edhe për korçarët ku shpëtimin e këtij sezoni mund t’ia ofrojë vetëm Kupa.

Ditën e nesërme priten të luhen dhe tre duele të tjera të ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale, Vllaznia-Flamurtari dhe Laçi-Egnatia në orën 13:45 ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo.

NDESHJA E DITËS SË SOTME DHE TË NESËRME NË FAZËN ÇEREKFINALE TË KUPËS SË SHQIPËRIS

Related posts

Prapaskena e Kulibali: Isha më i shkurtër, Napoli kërkoi ‘ulje’

Sadik.Autor

NDODH NË KILI-ARGJENTINË/ Gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin… jelekë (VIDEO)

Delo.autor

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Rikthim ëndrrash, Shkurtaj shënon ndaj “Korçarëve” në prekejn e parë të topit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment