Futboll Sport

RONALDO RIKTHEN JUVEN NË KRYE/ Goleada të Romës e Lazios, argëtohet Real Madrid

Cristiano Ronaldo shpëton Juventusin dhe e rikthen në kryesimin e Serisë A. Bardhezinjtë fitojnë në frymën e fundit 2-1 ndaj Genoas dhe rimarrin komandën. Në dy minuta e tashmja dhe e ardhmja e Juventusit ndryshoi rrënjësisht. Ronaldo e fitoi penalltinë vet dhe e ktheu në gol në minutën e 96-të. Golat e tjerë në Torino ishin shënuar të dy në pjesën e parë kur Bonucci kaloi Juven në avantazh dhe Kouame kishte barazuar përkohësisht.

Në javën e 10-të ekipet kryeqytetase Roma dhe Lazio kanë fituar nga 4-0. Verdhekuqtë fituan në Friuli 4-0 ndaj Udineses edhe pse luajtën me një lojtar më pak për një orë. Zaniolo, Smalling, Kluivert dhe Kolarov me penallti e kthyen takimin në festë për Romën që merr vendin e katërt.

LEXO EDHE:
Hajdutët në shtëpinë e ish lojtarit të Juventusit Claudio Marchisio, vjedhin para dhe bizhuteri
Në vendin e pestë dhe me vetëm një pikë më pak është Lazio. Bardhekaltërit u argëtuan në “Olimpico” pasi mposhtën 4-0 Torinon. Acerbi shënoi një gol spektakolar për të hapur rezultatin dhe më pas dy herë Ciro Immobile dhe autogoli i Belotti-t vulosën tre pikët e radhës.

Gola ,emocione dhe polemika për një pikë. Napoli-Atalanta në “San Paolo” u mbyll 2-2 me Maksimovic dhe Milik që i dhanë dy herë avantazhin vendasve por në të dyja rastet bergamaskët barazuan me Freuler dhe Ilicic.

Ndërsa në La Liga Real Madrid u argëtua ndaj Leganes duke gjetur fitoren perfekte. Në duelin e përfunduar 5-0 në “Santiago Bernabeu” ndaj Leganes shënuan të gjithë Rodrigo, Kroos, Sergio Ramos e Benzema me penallti dhe Jovic golin e parë madrilen. Reali është vetëm 1 pikë larg Barcelonës kryesuese.

Related posts

James: Duam të kualifikohemi në finale, nuk kam asgjë me Zidanin

Sadik.Autor

Me tri qendra në Botëror, Anglia “kopjon” skemën e Antonio Conte

Sadik.Autor

FOTO/ Verona-Juventus, formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment