Futboll Kategoria Superiore Sport

PROTESTAT I KUSHTOJNË SHTRENJTË BRDARIC/ Trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

Thomas Brdariç ka treguar në këtë sezon e gjysmë në drejtimin e Vllaznisë se është një trajner shumë impulsiv gjatë ndeshjeve. Shpërthimet e tij janë bërë të famshme, por tani kanë filluar edhe t’i kushtojnë shumë shtrenjtë teknikut të skuadrës shkodrane.

Një protestë e zëshme ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Partizanit, i kushtoi kartonin e verdhë dhe për trajnerin, ky ndëshkim kishe shumë peshë, pasi ishte i katërti në këtë sezon. Kështu, Brdariç do të jetë i detyruar që të mungojë në ndeshjen e radhës të skuadrës së tij pasi ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë dhe duhet të jetë në tribunë.

Brdariç do të mungojë në një nga sfidat më delikate të sezonit për shkodranët, duelin në transfertë ndaj Skënderbeut. Një sfidë e cila ka marrë një rëndësi të madhe për ekipin duke pasur parasysh se me kë përballen rivalët direkt në renditje, pasi Tirana kryesuese ndeshet me Laçin e vendit të dytë ndërsa Kukësi luan ndaj Teutës. Për këtë duel do të jetë i graduar trajner i parë Elvis Plori, ndërsa Brdariç do të duhet që të ndjekë gjithçka nga tribuna në stadiumin “Skënderbeu”.

Related posts

REKORDMENI I TENISIT/ Roger Federer zbulon: Ja dy objektivat e mi për vitin 2020

Delo.autor

MARUSIC I MERR TË GJITHË PËRPARA/ Lazios i mjaftojnë 99 sekonda për avantazhin! (VIDEO)

Delo.autor

“ISHTE SHOKUESE PËR MUA”/ Legjenda Klose rrëfen sëmundjen serioze dhe arsyet pse u shkëput nga futbolli

Delo.autor

Leave a Comment