Futboll Seria A Sport

REALI NIS PLANET E MERKATOS SË VERËS/ “I shkel syrin” yllit të Mançester Sitit

Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, ëndërron të luajë në kampionatin spanjoll me fanellën e Realit të Madridit. Lajmi është bërë me dije nga mediat britanike, që nënvizojnë se portugezi po mendon seriozisht largimin nga “Qytetarët” në fund të sezonit.

Bernardo Silva është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Pep Guardiolën, por vetë portugezi nuk është shumë i kënaqur me jetën në Mançester.

Largësia nga familja vlerësohet si një tjetër faktor që mund të çojë në divorcin e tij me Sitin në verë, teksa ai ka për objektiv një tjetër fanellë të rëndë si ajo e Realit.

Sipas portalit të njohur në transferimin e lojtarëve, “Calciomercato”, Silva gjithnjë e më shumë është i pritur të lërë Mançesterin, ndonëse trajneri i tij Pep Guardiola e ka përsëritur se e dëshiron në ekip mesfushorin.

Bernardo Silva ka luajtur 33 takime në këtë sezon, duke shënuar 10 gola për “Qytetarët”, teksa kontrata e tij me Mançester Sitin zgjat deri në vitin 2025.

Related posts

TRANJERI I BARÇËS I PËRGJIGJET SHEFIT TË PGS-SË/ Koeman: Do t’i thosha po transferimit të Neymarit apo Mbappes

Delo.autor

RRËFEN MBI KARRIERËN E TIJ FUTBOLLISTIK/ Perotti: Ka menduar tërheqjen. Ja pse nuk i gaboj penalltitë

Delo.autor

E ARDHMJA E ICARDIT LARG “ZIKALTËRVE”/ Napoli e josh me një … shkëmbim

Delo.autor

Leave a Comment