Futboll Premier League Sport

SALAH ARRIN 150 GOLA ME FANELLËN E LIVERPOOL/ Klopp: Kujt ia kishte marrë mendja

Liverpuli ka mundur të shtunën Noruiçin 3-1 dhe duke përfituar nga humbja e Sitit përballë Totenhemit e ka reduktuar në 6 pikë diferencën me “Qytetarët”. Dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur, atë ndaj Lidsit në mesjavë, ka shanse ta çojë në -3 distancën me skuadrën e Guardiolës.

“Kanarinat” kanë kaluar të parët në epërsi me Milot Rashicën – i pari kosovar që shënon në Premier – por më pas Mane, Salah dhe Luis Diaz kanë ndezur motorët duke përmbysur gjithçka në favor të skuadrës së Klopit. Mane ka shënuar një gol të shkëlqyer, por i gjithë fokusi ka qenë te Mohamed Salah.

Egjiptiani ka shënuar golin e epërsisë 2-1, që ka qenë i 150-ti për të me fanellën e “The Reds”-ave (233 ndeshje). E të mendosh që i ka shënuar në vetëm 4 sezone e gjysmë. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, duke folur pas ndeshjes, nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin e tij.

“Kujtoj si tani golin e tij të parë kundër Uotfordit, ishte praktikisht më i lehti. Por askush nuk e kishte imagjinuar që kur shënoi atë gol, në kaq pak kohë do të shënonte dhe 149 të tjerë. Nuk mund t’i mbaj mend të gjithë golat e tij, por kujtoj shumë prej tyre, disa të mrekullueshëm. Kujtoj golin kundër Çelsit me një gjuajtje fantastike, golin me driblime ndaj Sitit, golin ndaj Junajtidit pas pasimit të Alison”, ka thënë Klop.

Vetë Salah, lojtari i 10-të në historinë e Liverpulit që shënon 150 gola, ka thënë: “Natyrisht që jam i kënaqur që arrij këtë shifër. Jam krenar që shënoj për këtë klub, por më shumë rëndësi ka fitorja. Në një garë si kjo me Sitin, një skuadër që në të shumtën e rasteve fiton, ne duhet të fokusohemi vetëm te takimet tona”, ka thënë Salah.

Related posts

SHËNOI GOL KUNDËR “KATALANASVE”/ Talenti i Villarrealit tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha, ja lista

Delo.autor

Mijëra euro nga Flamurtari, refuzon sulmuesi i Shkëndisë

Sadik.Autor

TRAJNERI GJERMAN KUNDËR GUARDIOLËS/ Felix Magath: Fitoi Messi, pse s’fitoi Pepi me Bayernin e Manchesterin?

Delo.autor

Leave a Comment