Futboll La Liga Sport

Barcelona kërkon zëvendësuesin e Iniestas, zbuloni kush janë alternativat e katalanasve…

Barcelona ishte dje e parnishme në finalen e Kupës së Botës. Drejtuesit blaugrana që ndoqën finalen në “Luzhniki Stadium” janë: zëvendëspresidenti Jordi Mestre, drejtori i përgjithshëm Oscar Grau, drejtori Xavier Vilajoana dhe sekretari Eric Abidal.

Veç katër drejtuesve të Barcelona-s, në zonën VIP të stadiumit rus ishin të pranishëm dhe ish lojtarë të blaugranave, Ronaldinho dhe Carles Puyol, gjithashtu dhe të tjerë drejtues klubesh nga Europa, duke përfshirë dhe presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaiffi, me të cilin palët kanë gjetur kohë për të folur për Rabiot.

Drejtuesit katalanas kanë dashur që të fitojnë kohë në këtë finale, duke mos shpenzuar shumë minuta për të takuar në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin Al Khelaiffi për të këmbëngulur për të marrë shërbimet e Andrien Rabiot.

Francezi është një prioritet i klubit spanjoll për moshën e re që ka, pasi shihet si zëvendësuesi ideal i të sapolarguarit Andres Iniesta. Për më tepër që vetë lojtari nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, kështu që me kthimin nga Rusia do të diskutohet menjëherë për kalimin e tij te Barcelona.

Related posts

“BËNTE SEKS DHE ME VAJZA TË TJERA”/ Modelja argjentinase rrëfen tradhtinë e Dybalas (FOTO)

Isa.Autor

I PASKA IKUR TRURI/ ICARDI i dhuron ”BISHËN” prej 200 mijë eurosh, WANDËS (FOTO)

Isa.Autor

“NUK KEMI ASNJË QINDARKË”/ Klubi peruan nxjerr në rrugë stafin teknik dhe futbollistët!

Delo.autor

Leave a Comment