Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Titulli me “frena dore”, Milan e Inter bëjnë “vetëvrasje”, Napoli e Juve marrin një tjetër bonus

Më shumë se sa një garë për titull, në Serie A duket një garë se kush gabon më shumë. Milan dhe Inter e kanë shumë të vështirë të reagojnë, janë mbërthyer nga një krizë e madhe, por për fatin e tyre të mirë, të paktën deri më tani, as ndjekësin nuk kanë përfituar sa duhet. Historia nuk ndryshoi as në javën e 27-të, të parët që gabuan ishin kuqezinjtë, duke lënë mënjanë atë episod në golin e Udogie, Milan mund dhe duhet të kishte bërë diçka më shumë

Nuk bënë më mirë as kushërinjtë e tyre zikaltër, nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola përballë Geona duke lënë në fuqi diferencën prej dy pikësh(Inter ka dhe një ndeshje për të rikuperuar, atë kundër Bologna). Në katër ndeshjet e fundit, Milan ka marrë 8 pikë nga 12 të mundshme, ndërsa Inter ka bërë edhe më keq, shumë më keq, vetëm 2 pikë nga 12 të mundshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Napoli dhe Juve, dy ndjekësit e tyre më të afërt kanë një tjetër mundësi për të ngushtuar diferencat. Napoli luan në transfertë kundër Lazio ndërsa Juve kundër Empoli. Pavarësisht se Allegri në çdo dalje publike nxjerr Juven nga gara për titull, nëse fitojnë përballë Empoli vendi i parë do të ishte 7 pikë larg, një diferencë jo e parikuperueshme duke parë rendimentin e dy ekipeve të kreut.

Related posts

Liga e Leo Messit

Q.Autor

Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan ftesën për në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

I JEP NJË KËSHILLË PILOTIT BRITANIK/ Flet ish-pronari i F1: Ferrari nuk është i përshtatshëm për Hamilton sepse…

Delo.autor

Leave a Comment