Futboll Sport

SFIDA CHAMPIONS NDAJ LIVERPOOL/ Çalhanoglu i njeh mirë milanistët: Nuk do bëjnë tifo për Interin…

Interi luan sfidën më të rëndësishme të sezonit, ku do të përballen me Liverpulin në Champions. Një test shumë i vështirë për skuadrën e Inzagit, të cilët nuk janë në humorin më të mirë për shkak se nuk fitojnë prej dy ndeshjesh në kampionat.

Në prag të kësaj sfide ka folur dhe mesfushori i zikaltërve, Hakan Çalhanoglu.

“Jemi gati që të përballemi me Liverpulin. Ata janë të fortë, por nuk na mungon personaliteti për tu përballur me ta. Duhet të jemi të përqendruar. Ndaj Realit për shembull krijuam shumë raste, por nuk ja dolëm dot. Me Liverpulin duhet të finalizojmë ato mundësi që na jepen.”

Mentaliteti i Interit

“Interi ka një mentalitet fitues dhe jam përmirësuar falë ndihmës së shokëve dhe trajnerit. Pastaj unë gjithmonë bëj më të mirën që të ngrihem në nivel.”

Përkrahja nga Milani

“Jo nuk mendoj që shokët e mi të vjetër te Milani, do të bëjnë tifoz lik për ne. Por unë jam mirë këtu dhe në gjashtë muajt e parë kam fituar një trofe që më mungonte. Champions-i është një ëndërr dhe është normale që të besosh në të. Dua të vazhdoj përpara.”

Related posts

“MBRETI” PLATINI BEKON RINOVIMIN E PAULO DYBALA/ Juventus “hap thesin” për sulmuesin argjentinas

Delo.autor

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Mino Raiola dhe babai i talentit: Doni Haaland? Paguani 35 milionë euro në sezon

Delo.autor

Leave a Comment