Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “VERILINDORËVE”/ Stërvitje top-sekrete te Partizani, Mehmeti skicon 11-shen anti-Vllaznia

Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës në “Air Albania” ndaj Vllaznisë, e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Dritan Mehmeti vendosi të mos e ngarkojë skuadrën shumë fizikisht, por të përqendrohet te taktika dhe situatat e ndryshme që mund të ndodhin në betejën me shkodranët.

Loja me kuadrate ishte një moment shumë ritmik i seancës, me lojtarët, që nuk hezituan të bëjnë edhe ndërhyrje intensive. Në një moment, Belica u dëmtua në duel me Herald Markun, por më pas u kthye të stërvitet me ekipin. Më pas, trajneri Mehmeti u përqendrua te veprimet sulmuese dhe mënyra se si skuadra duhet të dalë në sulm, teksa nuk munguan kritikat dhe tonet e larta ndaj lojtarëve në momente kur ata nuk zbatonin detyrat e trajnerit.

Tërësisht sekret duan të jenë të kuqtë në stërvitje, me stafin, që nuk lejoi as disa tifozë në moshë të ndiqnin skuadrën nga tribuna. Nuk kishte asnjë mungesë të rëndësishme, teksa Matondo u stërvit normalisht me grupin. Maget dhe Sembene nuk ishin përfshirë në stërvitjen e djeshme. Sa për formacionin, dy janë balotazhet e Mehmetit. Liço ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe mund të luajë titullar në vend të Rrapajt. Ndërkohë, Cara dhe Zhunior duhet të luftojnë për një vend titullari në ofensivë, krah Malës dhe Skukës.

Related posts

E BUJSHME NË FRANCË/ PSG firmos me një tjetër “Kylian Mbappe”, ja talenti (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKAT E KOMBËTARES/ Hysaj “mbreti” i minutave dhe Broja golashënues, asnjë penallti e shkaktuar

Delo.autor

ANULOHET MIQËSORJA E NAPOLIT NË PORTUGALI/ Tre lojtarë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment