Futboll La Liga Sport

SIMEONE NË DYSHIM TEK ATLETICO? Spanjollët shpjegojnë: Duhet të dhurojë 40 milionë euro…

Atletiko Madrid nuk po kalon një sezon të qetë, pasi projekti i Diego Simeones po vihet gjithnjë e më shumë në dyshim. Kohët e fundit, është folur edhe për një largim të argjentinasit nga skuadra madrilene dhe sipas Cadena SER, edhe klubi ka filluar të mendojë për një zëvendësues, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

Por sipas emisionit “El Larguero”, nuk bëhet fjalë që Çolo Simeone të largohet me luftë nga Atletiko Madrid, edhe pse situata është paksa e komplikuar për shkak të marrëveshjes që ka. “Simeone nuk do të jetë i varur nga kontrata që ka. Nëse sheh që situata bëhet e papërballueshme, atëherë do të largohet vetë”, theksoi gazetari Miguel Angel Martin Talavera, i cili njihet si një person i afërt me klubin madrilen.

“Por a do të heqë dorë Simeone nga ajo që i mbetet nga kontrata? Janë rreth 40 milionë euro dhe do të duhet të bëjnë negociata”, u përgjigj Hesus Gajego, i cili kujtoi se Simeone kishte nënshkruar rinovimin deri në vitin 2024.

Related posts

RONALDO E RRIT STANDARTIN PËRSËRI/ 12 sezone radhazi me mbi 20 gola

Delo.autor

I FRIKSHËM/ Mohamed SALAH hesht kritikët, shifra REKORD nga egjiptiani

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë në gjysmëfinale, ja kur do të zhvillohen përballjet…

Delo.autor

Leave a Comment