Futboll Premier League Sport

SHPALLET “LOJTARI I NDESHJES”/ Ylli i Chelsea-t: E dua sërish Botërorin

Mateo Kovaçiç, lojtari më i mirë i gjysmëfinales Çelsi-Al-Hilal, kërkon trofeun kundër Palmeirasit të shtunën, i cili do të ishte sigurisht i pari për Çelsin, por i treti në karrierën e mesfushorit kroat, i cili e ka fituar dy herë atë me Realin e Madridit.

Kovaçiç e ngriti trofeun në Japoni në vitin 2016 dhe e mbrojti atë një vit më pas në Abu Dhabi, ku po zhvillohet edhe turneu i këtij sezoni.

“Unë kam pasur fatin të luaj dy herë në Botërorin e Klubeve dhe është një eksperiencë e bukur, sepse nuk është e lehtë të vish këtu, por duhet të fitosh Ligën e Kampioneve, i cili është kompeticioni më i vështirë. Moti dhe qyteti i Abu Dhabit janë shumë të bukur, por ne kemi ardhur për të luajtur futboll dhe duam të fitojmë kompeticionin”, tha 27-vjeçari.

“Sigurisht që do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur. Për klubin e Çelsit çdo trofe është i rëndësishëm dhe motivimi është shumë i lartë”.

Related posts

THIRRJE RACISTE/ Lojtari abuzohet nga tifozët e ekipi të tij, klubi nis hetimet

Delo.autor

NBA, Rockets nuk i falin Lakers-at, Warriors tolerojnë ndaj Jazz

Sadik.Autor

“KAM NJË FIKSIM ME TË FITUARIT”/ Ronaldo flet hapur: Ja çfarë duhet të bëj unë që të lë pas “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment