Futboll Sport

SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra

Çifti i vërtetë “mbretëror” britanik? David dhe Victoria Beckham. I mirë, i bukur, i famshëm, i vlerësuar dhe plot fat. Bashkëshortët “Spice” janë gjithmonë në qendër të rubrikës së thashethemeve britanike dhe amerikane për paraqitjet e tyre publike, pamjen e tyre dhe për shumë arsye të tjera.

Gjatë viteve të fundit, rutina e tyre martesore është bërë shpesh objekt bisedash në emisionet e shumta, në të cilat janë të ftuar të dy, si çift apo… si solistë. Këtë herë është radha e David, i cili në “River Cafe Table4” foli për marrëdhënien e tij me ushqimin. E cila është zhgënjyese për një arsye shumë të veçantë…

PESHKU DHE PERIMET – “Jam dikush që kujdesem shumë për ushqimin dhe verën. Kur ha diçka që më pëlqen dua ta shijojnë të gjithë. Fatkeqësisht jam i martuar me dikë që ka ngrënë gjithmonë të njëjtat gjëra për 25 vite”.

Jo saktësisht shoqëruesja më e mirë e qejfit. Por nga çfarë përbëhet dieta e Victoria? “Për sa kohë që unë e njoh Victorian, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull. Ndodh shumë rrallë që ajo të ndryshojë diçka nga kjo menu”.

Thuajse duket sikur dëgjojnë ata që e njohin mirë Pippo Inzaghin, me bresaolën e tij dhe orizin e bardhë, sekretet e një jetëgjatësie të frikshme futbolli. Edhe pse, në pamje të pasme, Victoria nuk duhet të vrapojë 90 minuta në fushë.

NJË HERË – Epo, Beckham është… shumë i trishtuar kur ha, sepse do të donte ta ndante pjatën me dikë në tavolinë, por me “Posh” nuk ka asnjë mënyrë. Kjo është arsyeja pse një moment, në të cilin David ka arritur ta bëjë gruan e tij të shijojë diçka nga pjata e tij, mbetet një rast i paharrueshëm: “E vetmja herë që ajo hëngri diçka që ishte në pjatën time ishte ndoshta kur ka qenë shtatzënë me Harper.

Për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme. Është një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk mbaj mend se çfarë ka ngrënë ajo, por nuk e ka prishur më dietën e saj strikte qysh atëherë”. Me pak fjalë, nëse shkoni në shtëpinë e Beckham për drekë, do të gjeni një David shumë gati t’ju lejojë të shijoni çdo gjë. Por kini kujdes, sepse nëse gatuan Victoria, menuja është praktikisht vegjetariane!

Related posts

KONFERENCA E LAMTUMIRËS/ Messi: Është shumë e vështirë për mua pas kaq vitesh

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Lacazette bombardon Cardiffin dhe kalon Arsenalin në epërsi (VIDEO)

Isa.Autor

PREKËSE/ Kampionia olimpike e çiklizmit jep LAJMIN E HIDHUR: Jam PARALIZUAR

Isa.Autor

Leave a Comment