Bundesliga Futboll

Batshuayi zbulon: Kam thyer rregullat te Chelsea, ndryshe do të vdisja!

Michy Batshuayi ka pranuar se ai ka thyer një rregull të klubit te Chelsea, gjatë kohës që nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte.

Sulmuesi i huazuar nga Borussia Dortmund ka zbuluar se ai luante mini-futboll si e vetmja mënyrë që e bënte të ndihej mirë dhe i lirë shpirtërisht gjatë periudhës stresuese që kaloi në “Stamford Bridge”.

24-vjeçari shkon deri aty sa thotë: “Do të kisha vdekur nëse nuk do të luaja mini-futboll në Londër”.

“Klubi nuk na lejonte, por unë luaja shpesh mini-futboll sepse po mos e kisha bërë diçka të tillë do të kisha vdekur. E sfilitja veten duke luajtur 1 ose 2 orë në salla të mbyllura dhe fshehurazi me disa miq. Ishte e vetmja kënaqësi që më bënte të ndihesha mirë dhe i lirë…”

Batshuayi ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje me Borussia Dortmund dhe ka garantuar një vend te kombëtarja e Belgjikës që do të luajë në Kupën e Botës 2018, ndërsa dy sulmuesi e Chelsea, Alvaro Morata dhe Olivier Giroud kanë shënuar vetëm një gol që kur ai u largua nga ekipi i Conte.

Related posts

Përballja kundër Anglisë, Belgjikën e shqetëson lojtari kyç

Isa.Autor

PËRPARA NJË VITI E PËRQAFONTE/ Ja si Gattuso injoroi Bonuccin në Superkupë (VIDEO)

Delo.autor

Maradona: Lucas Vazquez u hodh, por edhe unë do bëja si ai

Sadik.Autor

Leave a Comment