Futboll Sport

“SHPRESOJ TË VDESESH NË MENYRËN MË…”/ Ylli i Man City mallkon Putin: Ne s’do dorëzohemi. Lavdi Ukrainës

Oleksandr Zinchenko i uron Vladimir Putinit vdekjen në Instagram, por story në Instagram zhduket pas pak minutash. Lojtari i Manchester Cityt akuzon rrjetin e famshëm social se ia kanë fshirë.

25-vjeçari pak ditë më parë ka dashur të shprehë publikisht opinionin e tij për situatën delikate politike që po përjeton vendi i tij. “E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj indiferent dhe dua të jam mendimin tim. Vendi im është i ukrainasve dhe askush nuk do të mund ta marrë kurrë. Ne nuk do të dorëzohemi. Lavdi Ukrainës”.

"Shpresoj të vdesësh në mënyrën më të dhimbshme"/ Ylli i Man City mallkon Putin: Ne s'do dorëzohemi. Lavdi Ukrainës

Megjithatë, orët e fundit situata është përkeqësuar. Gjatë natës, presidenti rus njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë, duke kërcënuar me pasoja për këdo që ndërhyn. Më pas Zinchenko u kthye për të folur, duke ia besuar gjithmonë fjalët e tij rrjeteve sociale.

Oleksandr postoi një foto të Vladimir Putinit dhe shkroi: “Shpresoj të pësosh vdekjen më të dhimbshme”. Por postimi, pas pak minutash, u zhduk. Lojtari i Manchester Cityt, siç raporton Daily Mail, pretendon se ka qenë rrjeti i famshëm social që ka fshirë dhe censuruar postimin e tij.

Related posts

Brozoviç ‘shënjestron’ Ranocchian, e ironizon në rrjetet sociale

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan nuk përmbahet, hidhet në sulm për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e majtë David Alaban

Sadik.Autor

Leave a Comment