Futboll Seria A Sport

SASSUOLO-INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë revanshin me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Sot në orën 15:00 në stadiumin “MAPEI” në Rexhio Emilia, do të luhet Sasuolo-Inter e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A italiane.

Interi po kalon një periudhë të errët pas rezultateve negative duke përfshirë dhe humbjen në mesjavë ndaj Realit të Madridit 0-2 në “San Siro”.

Zikaltërit kërkojnë revanshin për të qenë konkurrues deri në fund për titullin kampion. Sot skuadra e Antonio Kontes do të ketë përballë skuadrën e dytë më në formë të kampionatit pas Milanit, Sasuolon e De Zerbit që po zhvillon një kampionat të kënaqshëm.

FORMACIONET ZYRTARE –

SASUOLO – (4-2-3-1): Konsili; Toljan, Kirikes, Ferrari, Rozherio; Lopez, Lokateli; Berardi, Xhuriçiç, Boga; Raspadori. Trajner: Roberto De Zerbi

INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Bastoni, De Vraj; Darmian, Barela, Galiardini, Vidal, Perisiç; Lautaro Martinez, Sançez. Trajner: Antonio Konte.

Related posts

Zbulohet studioja ligjore që do mbrojë Skënderbeun, shpresa tek avokati që mundi OKB-në

Q.Autor

SKEDINA/ Këto janë katër ndeshjet që do t’ju bëjnë MILIONER sot. Provoni dhe me falenderoni më vonë

Sadik.Autor

Interi pas yllit të PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment