Futboll Sport

“SI NUK I VJEN TURP”/ Rrjeti “shpërthen” në kritika pasi Ronaldo i dha leksion De Geas si të bëjë… portierin (VIDEO)

Kristiano Ronaldo po mundohet në çdo mënyrë që të  shtyjë Mançester Junajtid drejt rezultateve të rëndësishme në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Por pakkush priste që portugezi të jepte edhe leksione si të bëjë portierin një prej atyre që prej vitesh mbahet si një i elitës në këtë rol, David De Gea.

Kamerat fiksuan në një moment të sfidës së Ligës së Kampioneve të së mërkurës Ronaldon i cili iu afrua De Geas dhe filloi t’i jepte shpjegime si të dilte të kontrollonte topin në një goditje këndi të Atletikos e më pas të priste për shokët e skuadrës teksa dilnin para.

Një moment që ka pushtuar rrjetin me tifozë të shumtë që kanë kritikuar jo portugezin, por gardianin i cili ka lënë për të dëshiruar në eksperiencën e tij te “djajtë e kuq” duke u bërë shpesh protagonist gafash.

“Si nuk i vjen turp”, ishte komenti i një prej tifozëve që postoi këtë moment të ndeshjes së Ligës së Kampioneve, ndërsa kishte edhe të tjerë të cilët mbajtën të njëjtin qëndrim duke kujtuar se një portier që vlerësohej nga më të mirët në qarkullim, po merrte leksione nga një sulmues dhe kjo nuk ishte aspak normale për këto nivele.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel përfshihet në aksident, Hamilton fiton “pole position” në Rusi

Delo.autor

LIVE/ Shpërthen festa në Bergamo, “Vendasit” ndëshkojnë Milanin (VIDEO)

Delo.autor

187 MILIONË EURO PËR 450 GRUPE/ FIFA shpërndan paratë e Botërorit 2022, në Itali kryeson Juventus

F.autor

Leave a Comment