Futboll Sport

MOYES S’E DO AS NË STOL/ Broja përfundon në tribunë! Chelsea do të mirëpresë të padëshiruarin

Armando Broja nuk do të jetë as në stol në ndeshjen e fundit që Everton do të zhvillojë në stadiumin e vjetër ‘Goodison Park’. Shqiptari është dërguar në tribunë nga trajneri David Moyes, i cili për të tretën ndeshje me radhë nuk i rezervon asnjë minutë Armando Brojës.Sulmuesi i kombëtares në dy ndeshjet e fundit ka qëndruar në stol, ndërsa këtë të dielë do të jetë në tribunë. Duke përfshirë edhe ndeshjen me Chelsean, ku nuk mund të aktivizohej si i huazuar, kjo është ndeshja e 4 që Broja nuk zbret në fushë. 23-vjeçari pritet që në fund të sezonit të rikthehet të Chelsea, por edhe të londinezët nuk preferohet. Kështu që gjatë verës pritet që Broja të gjejë një tjetër skuadër.

 

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Moldavi, Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Titulli pas 29 javësh, Manchester City do kishte dy trofe më pak

Delo.autor

E PABESUESHME/ Heroi i Tripletës së Interit nuk tërhiqet, firmos me ekipin e San Marinos dhe luan…

Delo.autor

Leave a Comment