Futboll Premier League Sport

SKANDALET NUK KANË FUND/ Dhunoi të dashurën, një tjetër yll i Premier League i arrestuar

Pas Grinud, raportohet se një tjetër futbollist që aktivizohet në Premier Ligë, është arrestuar për dhunë ndaj të dashurës. Ngjarje të tilla janë kthyer në një problem shqetësues në Premier League, me lojtarët që së fundmi janë kthyer në qendër të vëmendjes.

Lajmi është bërë publik nga mediat britanike, teksa emri i futbollistit nuk është bërë ende i ditur.  Sipas “The Sun”, lojtari në fjalë është arrestuar pasi dyshohet se sulmoi të dashurën dhe i dërgoi mesazhe abuzive.

Kjo ngjarje u bë publike, pak pasi  lojtari i Junajtid, Mason Grinud, u arrestua dhe u lirua me kusht muajin e kaluar me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje.

Futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet me dije thuhet se i ka dhënë avokatit një shifër të majme në mënyrë që të gjykohet në gjendje të lirë, por nuk ka informacione të mëtejshme për situatën e tij.

Related posts

LA LIGA/ Marcelo bën një stopim të pabesueshëm në stërvitje (VIDEO)

Sadik.Autor

“The Best”/ NUK KA DYSHIME: MODRIC shpallet lojtari më i mirë i vitit (VIDEO)

Isa.Autor

SKENAR I FRIKSHËM I TITULLIT NË ITALI/ Ja kush shpallet kampion nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta

F.autor

Leave a Comment