Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ 19 javët e para të 12 viteve të fundit, vetëm dy superfuqi kanë bërë më mirë se Tirana

Tirana e këtij sezoni ka treguar se kundërshtar ka vetëm veten, pasi e ka treguar forcën me të gjithë rivalët direktë dhe me meritë kryeson Kategorinë Superiore pas 19 javëve të para.

Bardheblutë kanë pësuar rritje të dukshme nga java në javë duke vënë një distancë disi të konsiderueshme me ndjekësit më të afërt, ku Laçi është i dyti me 6 pikë më pak, për të vijuar me Kukësin që mban vendin e tretë me 9 pikë më pak. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi në 19 javë kanë bërë dukshëm më mirë sesa Tirana që u shpall kampione për herë të fundit në sezonin 2019-2020. Madje, në këtë edicion bardheblutë ishin të dytët në renditje pas 19 javësh me 34 pikë, një më pak se Kukësi kryesues.

Pra, në krahasim me titullin e fundit, pas 19 javësh Tirana aktuale i ka të gjithë parametrat më mirë, ku kryesore janë pikët, që janë nëntë më shumë. Por edhe golavarazhi është më i mirë nga 34-21 para dy vitesh, në 36-13 aktualisht. Duke parë ecurinë e klubeve që nga sezoni 2009-2010 dhe deri më sot, del se vetëm dy superfuqi kanë qenë më mirë se bardheblutë e Orges Shehit pas 19 javëve të para të kampionatit.

Pa dyshim bëhet fjalë për dy ekipe kampionë, si Dinamo e sezonit 2009-2010 dhe Skënderbeu i sezonit 2012-2013 që pas 19 javëve të para kryesonin kampionatin me 48 pikë. Si për ironi të fatit, të dy këto superfuqi drejtoheshin nga emblema të futbollit bardheblu, Shkëlqim Muça që ishte trajner i Dinamos dhe Mirel Josa në krye të pankinës së Skënderbeut.

Ndërsa Tirana aktuale drejtohet nga trajneri Orges Shehi, që ka qenë portier i atij Skënderbeu dominues dhe mbase ish-portieri durrsak po injekton atë frymë superfuqie edhe te bardheblutë e këtij se zoni. Tirana e këtij edicioni ka 5 pikë më pak se dy superfuqitë e mësipërme, por janë në rrugën e duhur për të triumfuar.

Tani skuadrës së trajnerit Orges Shehi i del për detyrë për të menaxhuar distancën me ndjekësit, por edhe situatën e dëmtimeve dhe mungesave, duke filluar nga ndeshja e së hënës me Egnatian ku duhet t’ia dalë pa kapitenin Hoxhallari dhe golashënuesin Seferi. Gazeta përmes tabelës ilustron ecurinë më të mirë të 10 kryesuesve në 12 vitet e fundit në kampionat, pas 19 ndeshjeve të para.

Related posts

“NUK SHIKOJ ASNJË…”/ Ferdinand zbulon problemin më të madh të Manchester United dhe kërkon largimin e Solskjaer

Delo.autor

ZYRTARE/ Ecuria e gjatë negative, klubi i Premier Ligës merr vendimin përfundimtar për Stiven Xherrard

F.autor

ZYRTARE/ Kosova konfirmon 2 takime miqësore për muajin qershor, njihuni me kundërshtarët…

Delo.autor

Leave a Comment