Bundesliga Futboll Sport

STATISTIKAT/ Lewandowski kërkon rekordin e Heynckes, Bayern sprintieri i kampionatit

Bajerni do të luajë sot pasdite një ndeshje të vështirë ndaj Frankfurtit. Një skuadër që në vitet e fundit i ka hapur jo pak probleme kampionëve edhe pse statistikat flasin për skuadrën bavareze.

1.EKSPERT NË NDESHJET DIREKTE Bajerni ka arritur t’i fitojë të gjitha duelet që i ka luajtur në orën 18:30. Në fakt, janë plot 9 ndeshje të fituara nga skuadra kampione në duelet e ashtuquajtura të mëdha. Hera e fundit që kryesuesit humbnin një ndeshje të tillë daton në nëntor të 2019- ës ndaj Leverkusenit.

2.FRANKFURTI ME BILANC POZITIV Frankfurti është skuadra e vetme ku Bajerni nuk ka marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e fundit. Kjo nuk ndodhte në skuadrën bavareze që nga viti 1995. Ka ardhur koha që skuadra e Nagelsmanit të fitojë ndaj “Shqiponjave” për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion. Një pengesë që duhet të kalohet nga kryesuesit për të ruajtur distancën nga Borusia e Dortmundit e cila mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit dhe që është gati të përfitojë.

3.LEVA PËR REKORD Ky njeri është fenomenal. Pas 23javësh polaku vazhdon të shënojëduke shkuar në 28 gola sezonal. Askush më mirë se ai në Gjermani. Plot 16 golat në këtë sezon kanëardhur jashtë shtëpisë. Një gol tjetër sot nga 33-vjeçari do të bënte qëai të arrinte rekordin e Timo Vernerit të vendosur në sezonin 2019-2020 dhe atë të Jupp Heynckes në1973-1974 me 17 gola.

4.EKIPI MË I MIRËJASHTË FUSHE Me 25 pikë në ndeshjet jashtë Mynihut, skuadra e Bajernit mbanvendin e parë për numrin e fitoreve jashtë fushe. Në krahun tjetër,skuadra kuqezi e Frankfurtit është ekipi që ka lënë më shumë pikënë shtëpi në këtë sezon. Plot katërhumbje në fazën e dytë.

5.SHPEJTËSI BAVAREZE Bajerni është skuadra që ka sprintuar më shumë në këtë sezon.Plot 251 sprinte për ndeshje përkampionët të cilët mbajnë vendin e parë. Në vendin e dytë ështëskuadra e Frankfurtit me 245sprinte për takim. Ndërkohë qëLeroi Sane ishte lojtari më i shpejtë në javën e kaluar. Shpejtësiae anësorit të majtë të Bajernitarriti në 35.1 km/h.

Related posts

E PABESUESHME/ Gattuso, në “BANKËN E TË AKUZUARVE” te Milani. E josh klubi tjetër i Serie A

F.autor

“DASHURIA ME PORTUGEZIN”/Ja çasti kur Juventusi i fitoi zemrën Ronaldos (FOTO)

Isa.Autor

Koreja e Jugut, lojtarët ndryshojnë numrat e fanellës për të mashtruar rivalët

Sadik.Autor

Leave a Comment