Futboll Seria A Sport

Pistë intriguese, kjo është merkatoja me kalem e Milanit

Lëvizjet në aksin Napoli-Milano nuk janë mbyllur. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për të afruar ne ekip portierin spanjoll Pepe Reina, ndërkohë që një tjetër objektiv i bërë i ditur kohët e fundit është sulmuesi anësor Jose Maria Callejon, që ka të njëjtin menaxher me “gardianin”. Ish-futbollisti i Real Madrid-it, tashmë 31 vjeç, luan sezonin e pestë me Napolin dhe në verën e vitit 2016 rinovoi kontratën, por ndryshe nga shokët e skuadrës, ka një klauzolë që vlen edhe për klubet italiane.

Callejon pëlqehet shumë nga Milani, pasi është një lojtar teknik dhe që mund t’i bëjë punë kuqezinjve në të ardhmen. Edhe vetë trajneri Gennaro Gattuso ka kërkuar që në verë në ekip të afrohen lojtarë që të ofrojnë cilësi të mira teknike për ekipin dhe këtë kriter spanjolli e pëlqen më së miri. Por, ka edhe një por… Sulmuesi është i dyzuar për të bërë këtë lëvizje, pasi do dëshironte një klub ku të luftonte për gjëra të rëndësishme dhe në këtë aspekt Napoli është më lart se Milani momentalisht, pavarësisht emrit të kuqezinjve.

“Tuttosport” së fundmi sjell një skenar mjaft intrigues se si Mirabelli mund të arrijë te Callejon, madje edhe të dalë me fitim në aspektin financiar. “Çelësi” i marrëveshjes është Suso. Anësori pëlqehet shumë nga disa klube, që janë gati ta paguajnë klauzolën prej 40 milionë eurosh që ka në kontratë. Napoli është gati ta paguajë, por edhe Liverpool-i po e mendon diçka të tillë dhe mund ta rikthejë në gjirin e vet sulmuesin.

Shitja e Suso në fakt duket e kryer, për shkak edhe të situatës financiare që Milani ka dhe bilanci duhet rregulluar, për të shmangur edhe telashet me UEFA-n. Një marrëveshje me Napolin do të ishte e leverdishme, pasi nën urdhrat e Gattusos do të vihej Callehon dhe në arkat e klubit do të vinin 20 milionë euro (20 të tjerat do shkonin për lirimin e sulmuesit të Napolit). Gjithçka është në dorë të dy futbollistëve, me Suso-n që do të ishte i gatshëm ta bënte një lëvizje të tillë, sidomos me Sarri-n në pankinë.

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Ja urimi special që merr Luis Spuarez nga liga kryesore spanjolle (FOTO)

Delo.autor

Rummenigge: Goretzka nuk ka firmosur ende me Bayernin

Q.Autor

CHELSEA-WEST HAM/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon sërish Hazard

Delo.autor

Leave a Comment