Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ “Zonja” ka 2637 ditë pa marrë një penallti, Torino ka fituar një herë në 31 sfidat e fundit

Ditën e sotme Juventusi do të presë në shtëpi Torinon, për një derbi që pritet të dhurojë shumë emocione. Këto janë statistikat e Juventus-Torino përgjatë viteve të fundit:

– Juventusi është skuadra e cila ka mposhtur Torinon më shumë se kushdo tjetër në histori (74 herë, nga të cilat 40 me bardhezinjtë pritës), por në të njëjtën kohë edhe ajo që i ka shënuar më shumë “Demave” (237 gola).

– Torino ka fituar vetëm një (2-1 më prill 2015) nga 31 derbit e fundit në Serinë A kundër Juves (23 suksese bardhezi dhe 7 barazime).

– Juventusi ka shënuar të paktën një gol ndaj Torinos për 21 derbi radhazi. Hera e fundit që “Demat” mbajtën portën e tyre të paprekur ka qenë barazimi 0-0 në shkurt të vitit 2008, kur në stolin e “Zonjës së Vjetër” ulej Klaudio Ranieri.

– Juventusi ka fituar duke e mbajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e fundit në shtëpi. Bardhezinjtë nuk arrijnë në tri suksese radhazi me Masimiliano Alegrin që prej dhjetorit të vitit 2018.

– Torino vjen në derbi pas dy humbjeve radhazi në kampionat, të cilat kanë pasuar një seri prej 7 ndeshjesh pa humbje (4 fitore dhe 3 barazime). Nëse humb sot ndaj Juves do ta kthente Torinon në dhjetor 2020, hera e fundit kur regjistronte tri humbje radhazi.

– Juventusi është skuadra që ka pësuar më shumë gjuajtje nga jashtë zone në vitin 2022 (50), pas së cilave ka parë që të ndëshkohet vetëm në tri raste

– Torino është skuadra e vetme që nuk ka marrë asnjë penallti në favor, në këtë kampionat, pavarësisht se “Demat” numërojnë 515 topa në zonën kundërshtare, një shifër kjo që është shumë herë më e vogël se mesatarja e të gjitha 19 klubeve të tjera të Serisë A deri në këtë moment (544).

– Duke mbetur te penalltitë, Juventusi nuk sheh të marrë një penallti në favor, në një derbi kundër Torinos prej 2637 ditësh. Hera e fundit daton më 30 nëntor 2014. Ndërkohë, 11-metërshi i fundit që Torino ka marrë në favor kundër “Zonjës së Vjetër” është 594 ditë më parë, konkretisht më 4 korrik 2020.

– Tetë golat e fundit të shënuar nga Juventusi në Serinë A numërojnë 8 autorë të ndryshëm dhe gjashtë prej tyre kanë ardhur në gjysmëorën e fundit të ndeshjeve.

– Paulo Dibala do të provojë që të shërbejë mbrëmjen e sotme asistin numër 50 në Serinë A (aktualisht në kuotën 49), për t’u ngjitur kështu në vendin e tretë të argjentinasve më të mirë në këtë kategori. Në këtë renditje kryeson “Papu” Gomez me 70 asiste dhe Rodrigo Palasio me 57.

– Juventusi dhe Torino janë të vetmet skuadra që në këtë kampionat nuk kanë shkaktuar asnjë autogol.

Related posts

Futbollistët më të ndjekurit në Instagram janë gjithashtu… më të mirët?

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED ME FAT/ “TOPÇINJTË” vazhdojnë 20 ndeshje pa humbje

Isa.Autor

SHPRESË PËR SHËNDETIN E SCHUMACER/ Ish-presidenti i “Ferrari-t” dhe familja e gjermanit gëzojnë fansat

F.autor

Leave a Comment