Futboll Sport

PSG KËRKON TË RINOVOJË/ Mbappe i vë kushte. I pari është të frenojnë Messi dhe Neymar

PSG është gati të bëjë çmenduri për të firmosur me Kilian Mbape rinovimin e kontratës dhe francezi e ka kuptuar shumë mirë këtë fakt. Ndaj sulmuesi raportohet se ka vendosur disa kushte të qarta për të vënë bazat e hedhjes së firmës në kontratën e re, ku financat nuk do të jenë aq parësore sa mendohet.

Sipas “L’Equipe”, Mbape kërkon që të ketë një rol më kryesor në ekip dhe kjo fillon që nga pozicioni në fushën e lojës. Lojtari ka ndryshuar vazhdimisht pozicion në varësi të aktivizimit të Nejmar dhe Mesi, por tani kërkon që kësaj t’i jepet fund dhe të ketë një pozicion fiks në fushë. Për më tepër, ai ka kërkuar që t’i jepet prioritet edhe në gjuajtjen e penalltive, që mund të përmirësojnë statistikat e tij.

Gjithashtu, Mbape ka kërkuar më shumë rreptësi të klubit ndaj amerikano-jugorëve, të cilët sipas tij kanë shumë privilegje në dhomat e zhveshjeve ndaj lojtarëve të tjerë. Reference e qartë për dyshen Mesi-Nejmar, që trajtohet ndryshe nga të gjithë futbollistët e tjerë të PSG-së.

Ndërkaq, ka kërkuar që klubi të rimendojë vazhdimin e kontratës me Ramos, një lojtar që nuk ka sjellë asgjë në këto momente në klub. Kërkesa që po merren në shqyrtim nga PSG, i cili ka pranuar në parim edhe kërkesën e pagesës së një bonusi prej 25 milionë eurosh për lojtarin në momentin e firmës së rinovimit.

Related posts

Kampioni i Botës/ Ish-lojtari i Milanit martohet me aktoren e famshme 19 vite më të madhe 

Isa.Autor

KATËR EKIPE TË SERIE A PËR DY BILETA/ Ja kush shkon në Champions

Delo.autor

REI MANAJ THYEN SËRISH DISIPLINËN/ Sulmuesi i Kombëtares dënohet nga klubi spanjoll, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment